Qeveria tukre shprehu gatishmëri për negociatat e drejtpërdrejta me udhëheqësinë ushtarake të PKK-së

Ankara, 19 gusht 2014 (MIA) - Qeveria turke sot shprehu gatishmëri për fillimin e bisedave të drejtpërdrejta me shtabin ushtarak të kryengritësve të Partisë punëtore kurde (PKK), në përpjekje për ta jetësuar procesin për tejkalimin e qetë të problemit kurd, i cili kishe filluar në vitin 2012, ndërsa sot është bllokuar.

Në një intervistë për kanalin televiziv NTV, zëvendëskryeministri turk Beshir Atalaj, rekomandoi negociatat e udhëhequra me liderin e PKK-së, Abdulla Oxhallan, i cili është duke e vuajtur dënimin me burg të përjetshëm, do të zgjerohen edhe me involvimin e udhëheqësisë së organizatës, që është stacionuar në malin Kandil në Irakun Verior.

"Dëshirë e delegacionit tonë të ri është të mundemi drejtpërdrejt të takohemi me ata në Kandil", deklaroi Atalaj.

Autoritetet turke për disa muaj po përpiqen ta ripërtërijnë procesin për tejkalimin e qetë të problemit kurd.

Partia punëtore kurde nga maji i vitit 2013 e respekton armëpushimin e njëanshëm, por përkohësisht e ndërpreu tërheqjen e luftëtarëve nga Turqia, duke vlerësuar se nuk janë të nevojshme hapat e autoriteteve turke për të drejtat e pakicës kurde në vend, e cila numëron 15 milionë persona.

Qeveri rekomandoi një sërë masash në dobi të pakicës, duke e përfshirë edhe të drejtën për përdorimin e gjuhës kurde në shkollat private edhe para gjykatave.

Atalaj theksoi se pala turke me një përfshirje të gjerë e ka plotësuar pjesën e saj të obligimeve.

Lideri i PKK-së Oxhallan të shtunën deklaroi se konflikti 30-vjeçar po afrohet drejt fundit. Ai është bashkëbiseduesi kryesor i Ankarasë në negociatat për tejkalimin e qetë të problemit kurd.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail