Në Kosovë kanë hyrë 50 milionë euro nga Lindja e Mesme

Prishtinë, 20 gusht 2014 (MIA) - Bashkim Zeqiri, ekspert i financimit të terrorizmit, thotë se në Kosovë ekziston një bazë ligjore solide për financimin e terrorizmit.

Sipas tij, problem është mungesa e vullnetit politik dhe se vitet e fundit në Kosovë kanë hyrë milionë euro.

"Bazuar në raportet ndërkombëtare mbi terrorizmin, për shembull raportet e Departamentit të Shtetit mbi Terrorizmin, publikuar në vitin 2013, theksojnë disa vërejtje që qeveria dhe institucionet e saj është dashtë seriozisht t’i qasen apo të mirren dhe njëra prej këtyre vërejtjeve është që nuk dihet burimi i financimit të disa organizatave joqeveritare dhe Kosova nuk e ka të ngritur këtë mkikëqyrje", tha Zeqiri për emisionin "Betimi për drejtësi" të transmetuar në RTK.

"Vetëm vitet e fundit sipas vlerësimeve që i kemi bërë dyshohet se në Kosovë kanë hyrë mbi 50 milionë euro nga shtetet që vijnë nga Lindja e Mesme. Këto janë mjete të cilat duhet të analizohen, duhet të vlerësohen transaksionet, duhet të kryhen profile analitike dhe kjo kërkon një qasje shumë serioze", tha ai.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail