Borhart: Nuk ka padi sekrete për serbët e Kosovës

Beograd, 25 gusht 2014 (MIA) - Shefi i misionit të BE-së në Kosovë, Bernd Borhart, ka hedhur poshtë pretendimet se serbët nuk i besojnë EULEX-it, ndërsa ka shtuar se ata që nuk kanë kryer krime, nuk kanë nevojë që të frikësohen.

Gjithashtu, gjatë një interviste për të përditshmen serbe “Politika”, Borhart theksoi se nuk ekziston ndonjë listë apo padi sekrete për serbët në Kosovë.

"Ne e dimë, bazuar në intervistat, që njerëzit duan të heqin qafe krimin e organizuar, i cili paralizon ekonominë, abuzimin me drogën, dhunën në familje dhe duan siguri nëpër rrugë", tha Borhart.

Për të përditshmen beogradase, Borhart gjithashtu tha se pavarësisht garancisë se Qeverisë të Serbisë, lideri i SDP, Oliver Ivanoviq, ish-shef i administratës së policisë në Mitrovicë, Dragolub Delibasiq nuk mund të mbrohen në liri, sepse këtë nuk e lejojnë ligjet e Kosovës.

Gjithashtu, ai mohoi akuzat e Oliver Ivanoviqit, i cili pretendon se EULEX-i ndjek standarde të dyfishta, i cili ka tërhequr paralele mes tij dhe Ismet Haxhës, i akuzuar nga “Grupi Drenicës”, që u la përkohësisht i lirë, por që më pastaj sërish u burgos.

"Kohët e fundit kam qenë në një vizitë shumë pozitive dhe produktive në Serbi dhe kam pasur takim me Aleksandar Vucic, por edhe me ministrin Daciq, Stefanoviq dhe ministrin e Drejtësisë, Selakoviq. Në ligjet e Kosovës nuk parashikohet ndonjë anë lehtësuese apo lirim me kusht", përsëriti Borhart. hr/12:10



###

Filmi "Heshtje" i Bekim Gurit më i miri në kategorinë kombëtare në Dokufest

Prizren, 25 gusht 2014 (MIA) - Filmi "Heshtje" i regjisorit Bekim Gurit është shpallur fitues në kategorinë e filmit kombëtar në edicionin e 13-të të Dokufest-it, i cili përfundoi dje në Prizren. Filmi i cili trajton tematikën e luftës në Kosovë ka ngadhënjyer në konkurrencën kombëtare ku kanë garuar 14 filma.

Filmi është vlerësuar për faktin se ka arritur të përshkruaj ngjarjen brenda një kohe të shkurtë dhe pa dialog.

Ndarjen e këtij çmimi e ka bërë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i cili me këtë rast ka theksuar se DOKUFEST është institucion që i bën nder të gjithë shqiptarëve dhe është një model se si mund të bëhet nga hiçi falë vizionit të disa njerëzve. Ai ka theksuar se ky festival duhet të mbështetet edhe më shumë vitin e ardhshëm. Rama i është është bashkuar thirrjeve ndaj kryetarit të komunës Ramadan Muja që hapësira e kinemasë te Lumbardhi të mos shndërrohet në parking përderisa ka theksuar se kryetarët e bashkive shkojnë e vinë përderisa Dokufest nëse ikë nuk vije më.

Ndërkohë regjisori Bekim Guri në një intervistë për KultPlus menjëherë pas përmbylljes së ceremonisë së ndarjes së çmimeve, ka thënë se ky është një çmim i rëndësisë së veçantë për të pasi projekti i tij kinematografik po vlerësohet në vendin e tij ndërsa si aspekt të dytë përmendi faktin se Dokufest-i është ndër festivalet më të mëdha dhe më të veçanta në rajon dhe Evropë.

Ai tha se ndjen emocion të veçantë pasi "Heshtje" ka qenë premierë kombëtare dhe se publiku e ka mirëpritur filmin. Ky është çmimi i shtatë për filmin "Heshtje" i cili është prezantuar në 50 festivale ndërkombëtare ndërsa është nominuar 11 herë.

Filmi që u pëlqye më së shumti nga publiku ishte "Përqafimi" nga Lulzim Guhelli.

Në vijim janë fituesit për kategoritë e tjera:

GARA E FILMAVE TË SHKURTËR
Në kategorinë e filmave të shkurtër ka fituar filmi nga Norvegjia "“Subtotal" të regjisores Gunhild Enger.

GARA E DOKUMENTARËVE PËR AMBIENTIN
Në kategorinë "Best Green Dokumentary" ,juria i ka ndarë çmimin dokumentarit "Metamorphosen" me regji të gjermanit Sebastian Mez për siç thuhet në vlerësimin e jurisë, dokumentimin vizual të një prej vendeve më të ndotura në planet, një zonë katastrofike radioaktive në Fukushima.

Një çmim special i është dhënë dokumentarit "My name is Salt" nga Regjisori Farida Pacha për shpërfaqjen e një tregimi të fuqishëm për një traditë të lashtë të njerëzve që punojnë tokën.

GARA E DOKUMENTARËVE PËR TË DREJTAT E NJERIUT
Në kategorinë e dokumentarëve për të drejtat e njeriut çmimin kryesorë e ka marrë bashkëprodhimi kinematografik hungarez-gjerman dhe portugez  "Jugment in Hungary" me regji të Eszter Hajdiu që rrëfen për vrasjen e romëve në Hungari nga një grup neo-nazist në këtë vend. Mirënjohja speciale i ka takuar dokumentarit "Missing Picture" të Rithy Panh.

Në kategorinë e garës ndërkombëtare të dokumentarëve janë ndarë dy çmime.

GARA E DOKUMENTARËVE TË SHKURTËR NDËRKOMBËTARË
Në Kategorinë e dokumentarëve të shkurtër ndërkombëtarë ka fituar filmi "Emergency Calls" nga Hannes Vartiainen ndërsa me mirënjohje speciale është nderuar regjisori Manuel Ambramovich nga Argjentina për filmin "The Queen".

GARA E DOKUMENTARËVE TË GJATË NDËRKOMBËTARË
Në kategorinë dokumentarëve të gjatë ndërkombëtar fitoi filmi "Domino Effect" Elwira Niewiera nga Polonia ndëra me mirënjohje u nderua filmi "Endless Escape Eternal return" me regjisor Harutyun Khachatryan nga Armenia.

GARA E DOKUMENTARËVE MË TË MIRË BALLKANIK
Në kategorinë "Best Ballkan Documentary" Iva Radivojeviq është fituese me filmin "Evaporating Borders" ndëra me mirënjohje speciale në këtë kategori është nderuar regjisori nga Serbia Stefan Ivanqiq me filmin "1973".

GARA E FILMAVE MË TË MIRË BALLKANIK BALCAN NEWCOMER
Në këtë kategori ka fituar filmi "Waiting for August" nga regjisorja Teodora Ana Mihai nga Belgjika ndërsa çmimi special shkon për "My name is salt" nga Regjisori Farida Pacha.

Dokufest ka përçuar imazh të mirë për Kosovën kudo në botë. Gazeta prestigjioze spanjolle El Mundo e ka cilësuar Dokufestin, parajsë ballkanike të kinemasë.Sipas kësaj gazete, Dokufest që nisi si iniciativë për shpëtimin e lumbardhit tani është ngjarja kryesore e vitit në Kosovë dhe një prej ngjarjeve më atraktive në të gjithë Ballkanin. ab/hr/11:38



###

Pesë persona humbën jetën dhe një është zhdukur gjatë daljes nga shtrati të një liqeni artificial në Turqinë juglindore

Ankara, 25 gusht 2014 (MIA) - Pesë persona e humbën jetën, një konsiderohet i zhdukur, ndërsa gjashtë janë lënduar gjatë daljes nga shtrati të ujërave nga akumulimi artificial në qarkun Sirit, në Turqinë juglindore, kumtoi edicioni elektronik i gazetës turke "Milet".

Të vdekurit dhe të lënduarit kanë qenë në piknik në afërsi të digës së liqenit artificial, edhe pse u është ndalur të hyjnë në rajon.

Incidenti ka ndodhur dje rreth orës 18, kur kanë filluar të bien sirenat dhe është lëshuar uji nga akumulimi artificial.

Në rajonin e incidentit janë dërguar shumë ekipe shpëtimi, të cilët nga uji i liqenit  kanë arritur të nxjerrin gjashtë persona. Gjashtë personat janë transferuar në spital.

Pesë persona mes të cilëve edhe tre fëmijë, janë mbytur. Edhe  mëtej vazhdon hetimi për një person i cili konsiderohet i zhdukur.

Kompani e cila menaxhon me akumulimin artificial kumtoi se puna është zhvilluar me regjimin e zakontë,  nuk ka pasur asnjë lloj havarie, por është kryer procedurë rutinë për lëshimin e ujit nga akumulimi. sn/hr/11:35

###

Sulm terrorist ndaj një termo centrali në Turqi

Ankara, 25 gusht 2014 (MIA) - Teroristët mbrëmë kanë kryer sulm me raketa dhe automatë ndaj një termo centrali në Sharnak, në Turqinë juglindore, transmetoi agjencia Anadollia.

Gjatë sulmit është plagosur njëri nga rojtarët e termo centralit.

Termocentrali ishte pronë e një firme private.

Sipas Anadollisë, sulmuesit ishin një grup terrorist, por nuk kumtohet se cilit grup i takonin ata.

Policia filloi aksionin për locimin dhe kapjen e kryesve të sulmit. ab/hr/9:13



###

Turqit qipriot vërejnë pjesëmarrje më aktive në KB në negociatat për çështjen qipriote

Nikozi, 25 gusht 2014 (MIA) - Turqit qipriot e përshëndetën emërimin e norvegjezit Esap Bart Ejde për këshilltarë special të sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për çështjen qipriote.

Përfaqësuesi i turqve qipriot në negociatat të cilat zhvillohen,  ndërsa me të cilat kërkohet formulë për bashkimin e sërishëm të ishullit, Kudret Jozersaj e vlerëson emërimin e ish ministrin norvegjez të Punëve të Jashtme si fakt pozitiv, i cili sipas tij do të sjellë deri në pjesëmarrje më aktive të KB-së në dialogun me grekët qipriot.

Sipas mediave turke qipriote Jozersaj ka deklaruar se nga të dyja anët varet nëse negociatat do të përfundojnë me sukses dhe ka shtuar se emërimi i këshilltarit special pozitivisht do të pasqyrohet në dialog.

Ai theksoi se pasi kanë filluar negociatat qipriote në shkurt ka vështirësi, por ka shprehur bindjen se KB-ja  do të ndihmojë ato të tejkalohen. sn/hr/9:03

###

Tërmet mesatare e goditi Turqinë jugperëndimore

Ankara, 25 gusht 2014 (MIA) - Tërmet me intensitet orej 4,8 ballëve sipas Shkallës së Rihterit u regjistrua mbrëmë vonë në rajonin turk Burdur, në pjesën jugperëndimore të vendit, lajmëroi Anadollia.

Nuk ka informata për viktima të mundshme apo për dëme të shkaktuara materiale, deklaroi prefekti i Budurit, Ali Orkun Erxhengiz.

Sipas informatave të Drejtorisë turke për menaxhim me kriza dhe gjendje të jashtëzakonshme, epiqendra e tërmetit ishte në rrethinë të qytetit Aglasun. Vendbanimi më i afërt drejt epiqendrës është fshati Jomrutash.

Tërmeti është regjistruar në thellësi prej 7,06 kilometrave nën sipërfaqen e tokës dhe pas tij pasoi tërmet tjetër me intensitet prej 3,7 ballëve. ab/hr/8:47



###

Me para evropiane do të rregullohen gjashtë vendkalime kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Prishtinë, 25 gusht 2014 (MIA) - Kosova dhe Serbia, me ndihmën e Bashkimit Evropian, do të nisin së shpejti ndërtimin e pikave të përhershme dhe të përbashkëta kufitare. Ndërtimi i pikave të përbashkëta kufitare është si rezultat i marrëveshjes së arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, njofton RTK.

Që nga hyrja në fuqi e kësaj marrëveshjeje, autoritetet e Kosovës, si Policia dhe Dogana, kanë filluar të aplikojnë ligjet dhe kontrollet e njëjta si në të gjitha pikat e tjera kufitare në Kosovë. Këtë e konfirmojnë për RTK-në, zyrtarë te policisë dhe Doganës në Jarinje.

Por, RTK mëson nga burimet e saj se para disa ditëve në dy pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjakë është sekuestruar nga Dogana e Kosovës një sasi e mallrave të ndryshme që tentohej të hynte ilegalisht në Kosovë.

Përveç pikës kufitare në Jarinje, Policia e Kosovës dhe doganat bëjnë kontrolle edhe në transportin hekurudhor.

Përfaqësues të institucioneve të Kosovës thonë se tashmë janë në përfundim të përgatitjes së planit i cili parasheh ndërtimin e godinave që do të shërbejnë për të dyja palët në gjashtë pikat kufitare.

Marrëveshja për Menaxhimin e integruar të Kufirit, nga këndi analitik, shihet si mundësi e mirë për integrimin e veriut.

Objektet e përbashkëta të IBM­it do të ndërtohen me financimin e Bashkimit Evropian i cili tashmë ka alokuar fondet financiare për ndërtimin e objekteve si dhe ka kontraktuar kompaninë e cila do të hartojë projektet ndërtimore dhe do t’i kryejë punimet.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail