Narkobanda qëlloi ndaj dy helikopterëve të policisë shqiptare

Tiranë, 27 gusht 2014 (MIA) - Dy helikopterë të policisë dhe armatës shqiptare u sulmuan nga një grup i tregtarëve ilegal me lëndë narkotike në pjesën veriore të Shqipërisë.

Sulmi i armatosur ka ndodhur kur me helikopterët janë bartur policët të cilët kanë marrë pjesë në operacionin disaditor për asgjësimin e mbjelljeve me marihuanë në rajonin e qytetit të Shkodrës.

Helikopteri gjerman BO105 është goditur nga 3 plumba, bëjnë të ditur burime zyrtare të Ministrisë së Brendshme. Një plumb ka kapur helikën, një tjetër bishtin e helikopterit dhe ka dëmtuar fijet komanduese, ndërsa një tjetër në serbator.

Dy pilotët kanë mundur ta ulin helikopterin pa rrezikuar jetën. Ndërkohë helikopteri Cougar i Ministrisë së Mbrojtjes, është goditur vetëm nga një plumb, që ka shkaktuar vetëm gërvishtje.

"Gjatë këtij operacioni policor, me datë 22.08.2014, pas zbarkimit të forcave policore në zonën e operacionit, gjatë kthimit për në vendin e imbarkimit, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një helikopteri të ushtrisë dhe helikopterit të policisë, ngjarje për të cilën po zhvillohen hetime intensive. Nga goditjet me armë zjarri të helikopterëve nuk ka pasur të dëmtuar", bëhet me dije nga policia shqiptare.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail