Deri në dhjetor në pension do të dalin 200.000 grekë

Athinë, 27 gusht 2014 (MIA) - "Greqia del në pension" është titulli i sotëm i gazetës së Athinës "Eleftherotipia", ku theksohet se qeveria ka shqetësim gjithnjë e më të madh nga numri i rritur i punonjësve të cilët synojnë që të dalin në pension për shkak të pasigurisë që sundon në sistemin e sigurimeve në vend.

Vetëm për rreth tre muaj, nga qershori deri në gusht, jashtë sektorit shtetëror janë pensionuar 34.952 veta, ndërsa ekspertët vlerësojnë se deri në fund të muajit dhjetor numri i tyre do të tejkaloj 200.000, ndërsa deri në vitin 2016 do të rritet deri në 600.000 veta.

Vlerësohet se për shkak të papunësisë së lartë në Greqi (mbi 1,5 milionë grekë) raporti në mes të punësuarve dhe pensionistëve është pesëdhjetë me pesëdhjetë, e cila kërcënon konsolidimin financiar të shtetit.

Ministri grek i Punës dje tentoi që ti qetësojë shqetësimet, duke deklaruar se në këtë moment nuk shqyrtohet çështja për ndyshimin e kufirit të moshës së atyre që janë para daljes në pension.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail