Rexhepi vrasjet e fundit në Kosovë i quan "raste të izoluara"

Prishtinë, 31 gusht 2014 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi, konsideron se vrasja e dy personave dhe plagosjen e disa të tjerëve në pikat kufitare me Serbinë, nuk paraqesin kërcenim të sigurisë së brendshme për vendin. Sipas tij, këto raste duhen trajtuar si të izoluara dhe të cilat nuk çojnë peshë në sigurinë e brendshme të Kosovës.

"Gjendja e sigurisë në vend është në rregull. Këto janë raste individuale dhe të izoluara. Mund të ndodhë ndonjëherë që të kemi kësi situatash por janë raste të izoluara dhe nuk e cënojnë sigurinë e brendshme”, ka thënë Rexhepi, përcjell Tribuna.

Ndryshe nga ai mendon njohësi i çështjeve të sigurisë Florian Qehaja. Sipas tij, dy ngjarjet e fundit vetëm se dëshmojnë për brishtësinë e shtetit të Kosovës. Ai mes të tjerash këto dy ngjarje i sheh të lidhura me njëra-tjetrën.

"Dy ngjarjet që ndodhën së voni nuk i shoh si të ndara për arsyeje se e dyta ishte qartazi një reaksion i së parës. Kur flasim për incidentin në vijën kufitare, konsideroj që ky vërteton porozitetin e kufirit i cili nuk vazhdon të ketë pronar. Kjo për arsyeje se "de jure" kufiri i gjelbër me Serbinë është në përgjegjësi të KFOR-it përderisa "de-facto" ky mision ka filluar gradualisht t’ia bartë ingerencat Policisë së Kosovës", ka thënë Qehaja.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail