"Tribuna": Thaçi javën e ardhshme do t'i ftojë liderët kosovarë për koalicion

Prishtinë, 31 gusht 2014 (MIA) - Partia Demokratike e Kosovës ka filluar t’i përgatisë ftesat për t’i dërguar në adresë të partive opozitare në përpjekje të daljes nga ngërçi politik në të cilin është futur vendi.

Partia e Hashim Thaçit, si fituese e zgjedhjeve parlamentare, shpreson se do ta bindë Bllokun paszgjedhor LDK-AAK-Nisma për një qeverisje gjithëpërfshirëse, ku rolin kryesor do ta kishte vetë PDK-ja.

Burime të "Tribunës" brenda kësaj partie, kanë bërë të ditur se brenda javës së ardhshme kjo parti do t’i ftojë në takime liderët e partive tjera, me pretendimin se gjërat kanë ndryshuar pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Sipas këtij burimi, PDK në këto takime do të dalë me një plan konkret për dalje nga ngërçi politik.

"Aty parashihet arritja e një marrëveshjeje mes PDK-së dhe Bllokut LDK-AAK dhe Nisma për krijimin e një qeverie gjithëpërfshirëse", i ka thënë ky burim gazetës. Sipas tij, PDK ende nuk ka vendosur nëse do t’i dërgohet ftesa edhe Lëvizjes Vetëvendosje për të qenë pjesë e bisedimeve për krijimin e qeverisë së re. mp/11:59



###

Rexhepi vrasjet e fundit në Kosovë i quan "raste të izoluara"

Prishtinë, 31 gusht 2014 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi, konsideron se vrasja e dy personave dhe plagosjen e disa të tjerëve në pikat kufitare me Serbinë, nuk paraqesin kërcenim të sigurisë së brendshme për vendin. Sipas tij, këto raste duhen trajtuar si të izoluara dhe të cilat nuk çojnë peshë në sigurinë e brendshme të Kosovës.

"Gjendja e sigurisë në vend është në rregull. Këto janë raste individuale dhe të izoluara. Mund të ndodhë ndonjëherë që të kemi kësi situatash por janë raste të izoluara dhe nuk e cënojnë sigurinë e brendshme”, ka thënë Rexhepi, përcjell Tribuna.

Ndryshe nga ai mendon njohësi i çështjeve të sigurisë Florian Qehaja. Sipas tij, dy ngjarjet e fundit vetëm se dëshmojnë për brishtësinë e shtetit të Kosovës. Ai mes të tjerash këto dy ngjarje i sheh të lidhura me njëra-tjetrën.

"Dy ngjarjet që ndodhën së voni nuk i shoh si të ndara për arsyeje se e dyta ishte qartazi një reaksion i së parës. Kur flasim për incidentin në vijën kufitare, konsideroj që ky vërteton porozitetin e kufirit i cili nuk vazhdon të ketë pronar. Kjo për arsyeje se "de jure" kufiri i gjelbër me Serbinë është në përgjegjësi të KFOR-it përderisa "de-facto" ky mision ka filluar gradualisht t’ia bartë ingerencat Policisë së Kosovës", ka thënë Qehaja. mp/11:55




###

Shuhet kolosi i albanologjisë akademik Shaban Demiraj

Prishtinë, 31 gusht 2014 (MIA) - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e akademikut Shaban Demiraj.

Thaçi, perms një telegram ngushëllimi, ka thënë se vdekja e albanologut të shquar, akademik Shaban Demirajt është humbje e madhe për familjen Demiraj, për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë dhe për botën intelektuale shqiptare përgjithësisht.

"Akademik Shaban Demiraj ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në fushën e studimeve gjuhësore, duke qenë njëri nga kolosët e mëdhenj të albanologëve shqiptarë.
Akademik Demiraj ka lënë pas një trashëgimi të çmuar shkencore si autor librash dhe studimesh shumë të vlefshme për shkencën e albanologjisë", thuhet në telegramin e ngushëllimit të kryeministrit në detyrë.

Akademik Demiraj është ndarë të shtunën nga jeta në moshën 94-vjeçare.

Ish- kryetari i Akademisë se Shkencave, i laureuar disa herë me çmim republike ka qenë një personalitet i shquar në fushën e gjuhësisë.

Ai i solli shkencës gjuhësore shqiptare, por edhe ballkanike, vlera të mëdha përmes shumë veprave monumentale.

Akademiku Shaban Demiraj është autor i shumë artikujve shkencorë të botuar në revista shkencore vendase dhe të huaja.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail