Rinia e PDK-së djeg flamurin e ISIS-it

Sfida globale për djegien e flamurit të organizatës Shteti Islam i Irakut dhe Shamit (ISIS), në Kosovë nisi me aktin e Rinisë Demokratike, forumit të rinjve të partisë më të madhe në Kosovë, PDK-së.

Ky forum ka vendosur që këtë akt ta bëjë para shtatores së heroit kombëtar Skënderbeu në Prishtinë.
Myslimanët të zemëruar nga sjelljet brutale të kryera nga Shteti Islamik (ISIS) janë duke e shprehur zemërimin e tyre me versionin “Bucket Challenge Ice”, por ata duke e djegur flamurin e ISIS-it.

Aktivistët në Liban që e kanë nisur këtë sfidë janë duke përdorur mediat sociale për të ndarë fotot dhe video e njerëzve që ia vënë zjarrin flamurit bardh e zi, lëvizje që nisi pas vrasjeve barbare që kreu ISIS, duke përfshirë edhe ato të gazetarëve të SHBA Xhejms Foli dhe Stiven Sotlof, transmeton express.

Duke përdorur hashtags’un #BurnISISFlagChallenge dhe #BurnISIS, aktivistët pastaj pyesin të tjerët që të bëjnë të njëjtën gjë.

“Me këtë aktivitet ne dëshirojmë të shprehim kundërshtimin tonë ndaj veprimeve të organizatës ISIS e cila po bënë krime makabre. Ne në Kosovë jemi shqiptarë, i respektojmë fetë si pasuri tona kombëtare dhe në asnjë formë në shoqërinë tonë nuk do të mirëpriten rrymat ekstremiste fetare, që cenojnë paqen dhe tolerancën ndërfetare dhe ndërvëllazërore”, tha Triumf Sadiku, kryetar i RDK-së në Prishtinë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail