Gjatë aksionit "Mishi" në BeH janë arrestuar 14 persona të dyshuar për fshehje tatimesh dhe mashtrime doganore

Sarajevë, 10 shtator 2014 (MIA0 - Katërmbëdhjetë persona janë arrestuar sot gjatë aksionit "Mishi" në BeH për shkak të dyshimit për fshehje tatimore dhe mashtrim doganor, e mes tyre janë edhe dy minsitra në Qeverinë e Federatës së BeH-së dhe një deputet, konfirmuan burime gjyqësore dhe policore.

Janë arrestuar zëvendëskryeminsitri dhe minsitër i Bujqësisë, Jerko Ivankoviq Lijanoviq dhe ministri i entitetit për Tregti, Milorrad Bihalj, si dhe deputeti në Parlamentin federal, Mlladen Ivankoviq Lijanoviq. Në mesin e të arrestuarve janë edhe dy vëllezërit Ivankoviq Lijanoviq, Sllavo dhe Jozo, të cilët e udhëheqin industrinë familjare të mishit e cila ndodhet në Bregun e Gjerë.

Nga Prokuroria e BeH-së, me urdhër të së cilës është kryer aksioni, merret vesh se arrestimet janë pjesë e hetimit për mashtrime me të cilat buxheti i Federatës së BeH-së është dëmtuar për miliona marka konvertibile përmes importit fiktiv të mishit dedikuar për përpunim.

Supozohet se përmes themelimit, e më vonë mbylljes së ndërmarrjeve fiktive, të cilat me atë rast kanë mbetur borxh për shuma të mëha të parave, në emër të tatimit ishte fshhur shumë e madhe në të holla. Ndërmarrjet kontestuese merreshin me import, prodhim djhe përpunim të mishit dhe prodhimeve të mishit.

Agjencia shtetërore për hetim dhe mbrojtje e BeH-së (SIPA), pjesëtarë të së cilës po i kryejnë arrestimet, në kumtesën e vet potencon se bëhet fjalë për shumë e cila tejkalon 11,6 milionë marka konvertiobile (5, 93 milionë euro).

Të arrestuarit gjatë ditës duhet të merren në pyetje në prokuori, e cila me atë rast do të vendosë për paraburgimin e mundshëm apo masa për ndalesë të largimit nga vendi.

Aksioni i sotëm është kryer në 14 lokacione në mbarë BeH-në dhe paraqet një ndër lëndët më të mëdha dhe më të ndërlikuara në luftën kundër krimit të organizuar në BeH-në pas Dejtonit. ab/hr/13:25



###

Samaras: Greqia nuk ka nevojë për pako të tretë të shpëtimit

Athinë, 10 shtator 2014 (MIA) - Kryeministri grek Andonis Samaras deklaroi se Greqisë nuk i nevojitet pako e tretë e shpëtimit, sepse vendi do të arrijë vetë të përballet me situatën, pa borxh shtesë nga partnerët e saj evropianë, shkruan gazeta "Katimerini".

Ai mbrëmë në konferencën e përbashkët për shtyp në Athinë me kryeministrin portugez Pedro Pasos-Koeljo, vendi i të cilit e përfundoi programin e shpëtimti në muajin maj, potencoi se Greqia e rikuperon kontrollin ndaj financave të saj.

"Me siguri do të mundemi ta kontrollojmë stabilitetin e borxhit tonë pa memorandume të reja, pa nevojë të borxhit të ri", tha ai.

Kryeministri grek paralajmëroi se ka për qëllim të sigurojë  lehtësime të obliguesve tatimor, por nuk dha më shumë detaje.

Koeljo nga ana e tij përmendi se ka pasur skepticizëm të madh edhe në raport me perspektivat e Portugalisë të dalë nga programi i shpëtimit pa ndihmë plotësuese.

"Mundem vetëm të duartrokas në guximin politik, që e treguat", shtoi ai. sa/bsh/10:48

###

Rama dhe Li biseduan për ndërtimin e autostradës nga Shqipëria deri në Maqedoni

Pekin, 10 shtator 2014 (MIA) - Kryeministri shqiptar Edi Rama me ftesë të kryeministrit Li Keçijang qëndron për vizitë zyrtare dyditore në Kinë, lajmëroi korrenspondenti i MIA-s nga Tirana.

Agjencia kineze e lajmeve, Sinhua njoftoi se një nga temat e bisedës  mes dy kryeministrave ka qenë edhe projekti shqiptar që të ndërtojnë autostradë, e cila  do ta lidh Shqipërinë me Maqedoninë.

"Kina dhe Shqipëria do të punojnë së bashku në projekte të mëdha, veçanërisht duke e promovuar ndërtimin e autostradës, e cila do t'i lidh Shqipërinë dhe Maqedoninë", deklaroi kryeministri Li.

Kabineti i kryeministrit shqiptar paralajmëroi se gjatë kohës së vizitës, Rama do të nënshkruajë marrëveshje për zhvillim të portit Shëngjin për 25 vitet e ardhshme.

Në fillim të vitit 2014, një delegacion i Ministrisë kineze të Tregtisë, e obliguar për Evropë, e vizitoi portin, i cili me thellësinë e vet është i përshtatshëm për anije të mëdha transportuese, që të njoftohet me mundësitë për investime konkrete.

Projekti parashikon të ndërtohet një kilometër nga porti me kapacitet prej 60 milionë tonë mall dhe përgatitje të anijeve deri 500 mijë tonë. Shqipëria shpreson se nga Shëngjini do të bëjë port, i cili do të shërbejë për tërë rajonin e Ballkanit. Investimi për këtë projekt  vlerësohet rreth 2,2 miliardë euro. Qeveria paraprake e kryeministrit Sali Berisha disa herë këtë port të Detit Adriatik ka premtuar se do t'ia lëshojë Kosovës.

Kryeministri Rama, mes tjerash, sot pritet të mbajë fjalim në Forumin ekonomik botëror, i cili mbahet në Tianjin, në Kinën lindore, ndërsa të enjten do të mbajë ligjëratë para studentëve të Universitetit për Financa dhe Ekonomi në qytetin e njejtë. sa/bsh/10:25

###

Kryeministri shqiptar Rama për vizitë në Kinë

Pekin, 10 shtator 2014 (MIA) - Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama së bashku me një delegacion të gjerë ku përfshihet ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj dhe ai Energjitikës, Damian Gjiknuri janë nisur për një vizitë disaditore në Kinë.

Rama pritet të drejtojë sot sesionin interaktiv "Suksesi i një Ekonomie të Re Krijuese" në Forumin Ekonomik Botëror që mbahet në Tianjin të Kinës lindore. Në këtë forum do të jenë 1.900 pjesëmarrës nga 90 vende të ndryshme të botës.

Pjesë e axhendës është edhe një takim i Ramës me homologun e tij kinez, ku do të diskutohet për shtimin e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve e në veçanti për interesin e shprehur nga kompanitë kineze për të investuar në Shqipëri, kryesisht në sektorin e minierave dhe atë energjitik.

Gjatë konferencës për shtyp mesditën e së hënës, Rama deklaroi se tashmë janë hapur kanalet e komunikimit me qeverinë kineze për disa projekte.

"Do të vazhdoj axhendën e parashikuar për të zhvilluar një vizitë në Kinë, ku bashkë me kryeministrin kinez do të diskutojmë mbi disa projekte për Shqipërinë", theksoi Rama.

Siç njofton edhe Radioja Kombëtare e Kinës, seksioni në gjuhën shqipe, shefi i qeverisë shqiptare po ashtu nesër do të mbajë një leksion për studentët dhe akademikët e Universitetit të Financës dhe Ekonomisë të Tianjin-it. ab/bsh/8:35



###

Midis 3.000 dhe 4.000 tursitë rusë ende janë të bllokuar në Greqi pas bankrotit të turoperatorit

Athinë, 9 shtator 2014 (MIA) - Midis 3.000 dhe 4.000 turisitë rusë ende janë bllokuar në Greqi dhe  janë lënë në dorë të nëpunëse turistikë grekë, pas bankrotit të turoperatorit të tyre, që është incidenti i dytë  i këtij lloji nga fillimi i gushtit, njoftoi Asociacioni grek i turoperatorëve.

Prioritet i asociacionit është "të ndihmojnë turostët rusë që arritën në Greqi me turoperatorin Solveks, derisa të kthehen  në shtëpi", thuhet në njoftimin e asociacionit.

"Një nga turoperatorët më të mëdhenj në Shën Peterburg "Solveks" e ndërpreu veprimtarinë e tij dhe ndërmjet 3.000 dhe 4.000 klientë të tij mbetën në rajone të ndryshme të Greqisë", deklaroi kryetari i asociacionit Andres Andreadis.

Këtë sezon Greqinë e vizituan 1,2 milionë turistë grekë dhe numr i tyre ëshë rritur.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail