Hetime për vjedhjet në Bankën Shqiptare edhe në SHBA

Tiranë, 12 shtator 2014 (MIA) - Vijojnë hetimet për vjedhjen e 713 milion lekëve nga Departamenti i Thesarit të Bankës së Shqipërisë. Sipas burimeve nga grupi i hetimit, mësohet se Prokuroria e Tiranës i ka kërkuar informacione kompanisë audituese "Grant Thornton", e cila gjatë kontrolleve të saj, nuk arriti të pikasë mungesën e parave në Departamentin e Thesarit.

Kompania "Grant Thoronton" është kontraktuar në vitin 2011 me një tender publik nga Banka e Shqipërisë , periudhë në të cilën është kryer vjedhja e parave nga Ardian Bitraj në Drejtorinë e Emisionit të Parave.

Për këtë grupi hetimor ka kërkuar informacione të detajuara lidhur me kontrollet, pasqyrat, certifikimin dhe në fund bilancin e auditeve të kryera nga kompania gjatë periudhës së vjedhjes.

Mosvënia re e mungesës së parave gjatë auditit të brendshëm dhe atij të jashtëm, dhe gjetja e përgjegjësive për këtë, është një nga pistat për të cilën po heton aktualisht grupi hetimor.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail