Në Bosnjë e Hercegovinë filloi fushata parazgjedhore

Sarajevë, 12 shtator 2014 (MIA) - Fushata zgjedhore për zgjedhjet e përgjithshme në Bosnjë e Hercegovinë sot edhe zyrtarisht filloi dhe do të zgjasë deri më 11 tetor deri në orën 7 të mëngjesit, kur fillon heshtja parazgjedhore.

Për atë periudhë partitë politike dhe kandidatët e tyre do t'i prezantojnë programet e tyre të cilat planifikojnë t'i zbatojnë nëse vijnë në pushtet, ndërsa Radio Sarajeva sot përkujton se sipas hulumtimit të fundit, nga premtimet të cilat partitë politike i kanë dhënë para zgjedhjeve në vitin 2010, kanë plotësuar vetëm tre për qind.

Me rastin e fillimit të fushatës zgjedhore, në konferencën e mbrëmshme për shtyp kryetari i Komisionit qendror zgjedhor Stjepan Mikiq u bëri thirje të gjtiha subjekteve politike dhe pjesëmarrësve tjerë në zgjedhjet t'i respektojnë rregullat e përshkruara me Kodin zgjedhor.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail