Në Bosnjë e Hercegovinë filloi fushata parazgjedhore

Sarajevë, 12 shtator 2014 (MIA) - Fushata zgjedhore për zgjedhjet e përgjithshme në Bosnjë e Hercegovinë sot edhe zyrtarisht filloi dhe do të zgjasë deri më 11 tetor deri në orën 7 të mëngjesit, kur fillon heshtja parazgjedhore.

Për atë periudhë partitë politike dhe kandidatët e tyre do t'i prezantojnë programet e tyre të cilat planifikojnë t'i zbatojnë nëse vijnë në pushtet, ndërsa Radio Sarajeva sot përkujton se sipas hulumtimit të fundit, nga premtimet të cilat partitë politike i kanë dhënë para zgjedhjeve në vitin 2010, kanë plotësuar vetëm tre për qind.

Me rastin e fillimit të fushatës zgjedhore, në konferencën e mbrëmshme për shtyp kryetari i Komisionit qendror zgjedhor Stjepan Mikiq u bëri thirje të gjtiha subjekteve politike dhe pjesëmarrësve tjerë në zgjedhjet t'i respektojnë rregullat e përshkruara me Kodin zgjedhor. sa/bsh/13:40



###

Mbledhja konstituive e Parlamentit të Kosovës është shtyer për datën 18 shtator

Prishtinë, 12 shtator 2014 (MIA) - Mbledhja konstitutive e parlamentit të Kosovës, e cila duhej të mbahej sot, është shtyer për datën 18 shtator.

Kryesuesja e mbledhjes konstituive të Parlamntit kosovar, Flora Brovina e pranoi kërkesën e Listës serbe që vazhdimi i mbledhjes konstituive të mbahet të enjten e ardhshme.

"Mbledhja shtyhet sepse Lista serbe parashtroi kërkesë për kohë shtesë, për konsultime në parti", theksoi Brovina, e cila e solli vendimin pas konsultimeve me përfaqësues të PDK-së dhe pakicave.

Përfaqësuesi i Listës serbe, Aleksandar Jabllanoviq konfirmoi se mbledhja është shtyer me këkesë të aprtisë së tij.

Ai theksoi se deputetët serbë kanë kërkuar kohë shtesë për konsultime, aps gjendjes sër e të krijuar. e cila pasoi pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet koalicioni të LDK-së, AAK-së, Nismës për Kosovën dhe Lëvizjes Vetëvenosje. ab/mp/13:08



###

BE nuk ka asgjë kundër që bisedimet me Serbinë t’i udhëheqë Kurti

Prishtinë, 12 shtator 2014 (MIA) - Përfaqësues të Bashkimit Europian nuk kanë asgjë kundër që dialogu i ardhshëm tkenik ndërmjet Beogradit e Prishtinës t’i udhëheqë Albin Kurti, mëson "Danas" nga burime diplomatike.

Përfaqësues i Bashkimit Europian aktualisht nuk kanë asgjë kundër që Albin Kurti, lider Vetëvendosjes, në të ardhmen të udhëheqë dialogun e Beogradit e Prishtinës nëse kjo është marrëveshje e fuqishme ndërmjet partive opozitare në Kosovës,merr vesh kjo gazetë.

Siç kanë thënë bashkëbisedues të "Danas" –it, Kurti për shkak të qëndrimeve të forta ndaj dialogut nuk ka pasur gjithmonë mirëkuptim të Brukselit, porse tani situata është ndryshuar sepse Kurti deri diku i ka zbutur qëndrimet e veta rreth bisedimeve me Beogradin.

"Negociata me Beogradin Kurti do t’i vazhdojë ashtu si do t’i thotë Qeveria e Kosovës", ka thënë Boris Stefanoviq, ish bashkëbisedues i Edita Tahiri në dialogun Beograd Prishtinë.

Ish - ministri serb për Kosovën Goran Bogdanoviq nuk beson se bisedimet me Prishtinën do të ndalen pasi dialogu është proces i pakthyeshëm, ka thënë ai.

Zyrtar serb i opozitës dhe po ashtu ish – ministër për Kosovën Lubisha Samarxhiq ka shtuar se kushdo që vjen të krye të bisedimeve, Serbia nuk do t’i ndryshojë qëndrimet për Kosovën. mp/12:38



###

Hetime për vjedhjet në Bankën Shqiptare edhe në SHBA

Tiranë, 12 shtator 2014 (MIA) - Vijojnë hetimet për vjedhjen e 713 milion lekëve nga Departamenti i Thesarit të Bankës së Shqipërisë. Sipas burimeve nga grupi i hetimit, mësohet se Prokuroria e Tiranës i ka kërkuar informacione kompanisë audituese "Grant Thornton", e cila gjatë kontrolleve të saj, nuk arriti të pikasë mungesën e parave në Departamentin e Thesarit.

Kompania "Grant Thoronton" është kontraktuar në vitin 2011 me një tender publik nga Banka e Shqipërisë , periudhë në të cilën është kryer vjedhja e parave nga Ardian Bitraj në Drejtorinë e Emisionit të Parave.

Për këtë grupi hetimor ka kërkuar informacione të detajuara lidhur me kontrollet, pasqyrat, certifikimin dhe në fund bilancin e auditeve të kryera nga kompania gjatë periudhës së vjedhjes.

Mosvënia re e mungesës së parave gjatë auditit të brendshëm dhe atij të jashtëm, dhe gjetja e përgjegjësive për këtë, është një nga pistat për të cilën po heton aktualisht grupi hetimor. mp/12:26




###

"Vijesti" malazez para falimentimit

Podgoricë, 12 shtator 2014 (MIA) - Shtëpia mediale e Podgoricës Dejli pres, në kornizat  në të cilën është edhe gazeta "Vijesti" mund të përballet me falimentim, sepse borxhi i saj tatimor tejkalon  200.000 euro, publikoi sot "Pobjeda".

Sipas shkrimit të gazetës, inspektorët tatimorë veçmë kanë filluar hetim  për punën e "Vijesti", ndërsa njëra nga opsionet  për pagesë të borxhit tatimor është edhe procedura e falimentimit.

"Pobjeda" përkujton edhe deklaratën paraprake të drejtorit të koncernit medial gjerman VAC,  në suaza të të cilit ishin "Vijesti", Sërgjan Kerim  se gazeta nga ajo ndërrmarje ka dalë për shkak të punës joligjore. sa/mp/12:03



###

Turqia dhe Moldavia nënshkruan marrëveshje për tregti të lirë

Kishinjev, 12 shtator 2014 (MIA) - Ministrat e Ekonomisë të Turqisë dhe Moldavisë, Nihat Zejbekçi dhe Adrijan Kandu në Kishinjev nënshkruan marrëveshje për tregti të lirë.

Pasi që marrëveshja do të miratohet nga parlamentet e të dy vendeve, do të shfuqizohen doganat për importin e më shumë mallrave në marrëdhëniet tregtare bilaterale. Nuk është parashikuar ndërprerja e doganave  për këpucë turke, mobilje dhe prodhime të plastikës.

Në ceremoninë e nënshkrimit të dokumentit Kandu deklaroi se marrëveshja me Turqinë hap mundësi të reja për prodhuesit e Moldavisë, që do t'i mundësojë vendit të tërheqë investime plotësuese.

Zajbekçi potencoi se me nënshkrimin e marrëveshjes do të mundësohet këmbimi tregtar bilateral të arrijë një miliard dollarë.

Turqia është mes dhjetë partnerëve më të mëdhenj tregtarë të Moldavisë. Këmbimi tregtar mes të dy vendeve vitin e kaluar ka arritur 500 milionë dollarë. sa/mp/11:57



###

Dodik: Nuk kam planifikuar shkëputje të Republikës serbe nga BeH

Beograd, 12 shtator 2014 (MIA) - Kryetari i Republikës Sërbska, Millorad Doik i mohoi pohimet se gjatë aneksimit rus të Krimesë, me mbështetje të Moskës, ka planifikuar shkëputjen e entitetit serb nga Bosnja e Hercegovina.

Deklarata e këtillë paraqet reagim ndaj pohimit të Bodo Veber nga Këshilli i Berlinit për politikë të demokratizimit, i cili për Radion Evropa e Lirë tha se Dodik ka planifikuar ta shkëpusë Republikën serbe nga BeH, për çka ka qenë i informuar "i tërë kori diplomatik perëndimor", por se nga ai qëllim e ka kthyer kryeminsitri serb, Alksandar Vuçiq.

"Ai zotëri do të duhet t'i ndërprejë gënjeshtrat. Besoj se zotëri Veber është mirë i informuar dhe se tërë atë që e tha paraqet imponim", deklaroi Dodik për gaztën beogradase "Danas".

Sipas Dodik, akuzat e tilla janë "pjesë e histerisë" që po e bën Perëndimi lidhur me Rusinë dhe Kinën.

"Republika serbe ka koncepin e vet dhe në pajtim me vlerësimet që i kemi, do të mund të shkonim në atë drejtim (drejt shkëputjes), por qëllimi ynë primar është ta përforcojmë autonominë e Republikës serbe dhe kjo është rrëfim i pastër", theksoi Dodik. ab/mp/10:31



###

Në Kroaci treni ka dalë nga binarët

Zagreb, 12 shtator 2014 (MIA) - Një tren udhëtarësh mbrëmë vonë ka dalë nga binaret e hekurudhës mes vendeve të banura Labin, Dalmatinski dhe Kashteli i Vjetër në Kroaci kumtun "Hekurudhat kroate" (HK).

Në kumtesë potencohet se gjatë fatkeqësisë nuk është lënduar asnjë nga 48-të udhëtarët në tren, që ka qarkulluar në relacionin Zagreb-Split.

Hina lajmëroi se ndihma mjekësore u është ofruar vetëm maknistit dhe ndihmësit të tij.

Sipas HK, lokomotiva e trenit ka dalë nga binarët për shkak të rëshqitje së dheut nga një shkëmb në hekurudhë.

Vendi në të cilin ka ndodhur fatkeqësia gjendet në terren të vështirë për automjete motorike, dhe udhëtarët pas pritjeve disa orëshe me tren tjetër e kanë vazhduar rrugën drejt Splitit. sa/mp/8:11



Qiproja druan për transhën e re të ndihmës

Nikozia, 11 shtator 2014 (MIA) - Janë të vogla gjasat Qiproja ta marrë transhën e radhës nga ndihma e kreditorëve ndërkombëtarë pasi me siguri i ka shqetësuar ligji i ri për kredi nën hipotekë, deklaroi sot zëdhënësi i Qeverisë qipriote.

Sipas Nikos Hristulides, Qeveria është në situatë mjaft të vështirë edhe po përpiqet që t'i kufizojë efektet e mosmarrjes së këstit të radhës të ndihmës.

Ministrat e Financave të BE-së në seancën e nesërme do të bisedojnë për programin për ndihmë të Qipros. Qiproja pret 436 milionë euro në fund të shtatorit. Në mars të vitit 2013 Qiproja mori pako të ndihmës ndërkombëtare prej 10 miliardë euro.

Komisari i KE-së për çështje ekonomike porositi se disa pjesë të caktuara të ligjit të ri të votuar në Qipro të shtunën e kaluar, bashkë me propozim-ligjin për hipotekë, me siguri nuk janë në pajtim me kushtet për pakon me ndihmë. shk/mp/20:28



###

Prokuroria e BeH-së kërkoi paraburgim njëmujor për të dy ministrat

Sarajevë, 11 shtator 2014 (MIA) - Prokuroria e Bosnjë e Hercegovinës kërkoi sot paraburgim njëmujor për të dy ministrat në Qeverinë e Federatës së BeH-së, të arrestuar nën dyshim për fshehje dhe mashtrim tatimor.

Paraburgim është kërkuar për zëvendëskryetarin e Qeverisë së Federatës së BeH-së dhe ministër i Bujqësisë Jerko Ibankoviq Lijanoviq dhe për ministrin e Tregtisë Milorad Bahilja.

Krahas tyre, është kërkuar edhe paraburgim për edhe pesë nga 14 të dyshuar në mesin e të cilëve edhe dy vëllezër të Ivanikoviqit - Joza dhe Sllava. Vëllai i tyre i katërt, Mlladen i cili është deputet në Parlamentin e BeH-së dhe kryetar i partisë politike, sot është liruar.

Të arrestuarit ngarkohen për vepra penale me të cilat buxhetit i kanë shkaktuar dëm më shumë se 11 milionë marka konvertabile dhe ky është aksioni më i madh në BeH drejtuar kundër kriminalitetit të organizuar dhe fshehjes tatimore. hr/mp/17:39



###

Qeveria serbe mendon të deponojë gaz rus në Hungari

Beograd, 11 shtator 2014 (MIA) – Qevera serbe seriozisht mendon për mundësinë që të deponojë midis 100 dhe 200 milionë metra kub gaz rus në Hungari deklaroi ministri serb i Energjitikës, Aleksandar Antiq.

"Në këtë mënyrë Serbia do të ketë gaz të mjaftueshëm për dimrin e ardhshëm në rast të ashpërsimit të krizës në Ukrainë. E shqyrtojmë opsionin në Hungari të deponojmë  100 deri 200 milionë metra kub gaz, sasi e cila  është kontraktuar me “Gazpromin” rus", theksoi Antiq.

Ai theksoi se depoja për gaz në Banatski Dvor, e cila ka kapacitet prej 450 milionë metra kub është e mbushur deri në maksimum. mp/hr/15:32




###

Akuzohen katër persona për "vrasje nga pakujdesia" të dhjetë punëtorëve në Stamboll

Stamboll, 11 shtator 2014 (MIA) - Prokuroria në Stamboll sot ngriti akuzë kundër katër personave për "vrasje nga pakujdesia" lidhur me aksidentin në në sheshin e ndërtimit kur nga kati i 32-të i ndërtesës ra në ashensor, me ç'rast e humbën jetën dhjetë punëtorë.

Mbikëqyrësi i punëve ndërtimore dhe tre mjeshtër për ashensor janë akuzuar për vrasje nga pakujdesia të më shumë se një personi.

Edhe dy persoma nga kompania për prodhimin dhe mirëmbajtjen e ashensorëve, janë lëshuar nga paraburgimi, por u është ndaluar ta braktisin vendin.

Aksidenti ka ndodhur të shtunën në sheshin e ndërtimit ku ndërtohet blloku banesor nga 42-shja në qendër të Stambollit.

Guvernatori i Stambollit Hysein Mitllu deklaroi se juriprudenca do të shpallë çfarë kanë qenë lëshimet në respketimin e masave për sihuri gjatë punës.

Kryeministri turk Ahmet Davutollgu deklaroi se vdekja e punëtorëve "ka qenë e dhimbshme dhe e pikëlluar", duke premtuar hetim të hollësishëm.

Sipas të dhënave të Organizatës Ndërkombëtare të Punës, Turqia është në vendin e tretë sipas numrit të fatkeqësive në vendin e punës në botë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail