Fillon viti i ri shkollor në Shqipëri, 32 mijë nxënës në klasën e parë

Tiranë, 15 shtator 2014 (MIA) - Rreth 650 mijë nxënës  të sistemin 9-vjeçar dhe të mesëm,  do të ulen sot në bankat e shkollës, për të startuar vitin shkollor 2014-2015.

Siç njofton ATSH-ja, ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla uroi të gjithë nxënësit dhe stafin pedagogjik duke theksuar se "se ky vit shkollor është i veçantë, i cili përkon me fillimin e një sërë reformash që do të prekin sistemin arsimor në tërësinë e tij".

"Më një emocion të veçantë ju drejtohem juve, 32 mijë vogëlushëve dhe prindërve tuaj. Ju që nesër nisni një jetë të re, jëtën shkollore në klasën e parë me urimet më të mira, por dhe me garancinë se rruga e dijes do të jetë e sigurt, do të jetë çdo ditë e më shumë e përafruar me atë të bashkëmoshatarëve tuaj në çdo vend tjetër të përparuar", është shprehur ministrja.

Nikolla shprehu mbështetjen edhe për 35 mijë mësues dhe njëherazi,  bindjen e patundur se arsimi dhe edukimi janë çështjet kryesore ku ne do të vazhdojmë të fokusohemi. "Roli juaj të dashur mësues është jetik në realizimin e objektivave reformuese.Bashkarisht ja dolëm të reformojmë kurrikulën, bazuar në arritjet dhe përvojat më të mira europiane.Ja dolëm të riorganizojmë të gjithë strukturën e administrimit dhe të menaxhimit të sistemit.Ja dolëm të ndërhyjmë fuqimisht për ta kthyer Maturën Shtetërore në një vlerësim të besueshëm dhe të sigurt të nivelit të formimit të nxënësve", thekson Nikolla.

Ndërsa në urimin drejtuar 540 mijë nxënësve, Ministrja shprehet se "po punojmë për ndërtimin e shkollës që përgatit qytetarë për "shoqërinë e dijes", që ju përgatit ju për t’u përballur me sfidat e së ardhmes, si të barabartë me bashkëkohësit tuaj, kudo ku ata ndodhen".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail