Kroacisë me siguri do t'i duhet ndihmë nga FMN-ja dhe BE-ja për të dalur nga kriza

Zagreb, 16 shtator 2014 (MIA) - Kroacia me siguri vitin e gjashtë me radhë  do të shënojë rënie të ekonomisë, ndërsa mund të detyrohet të kërkojë ndihmë ndërkombëtare, që t'i kryejë reformat e domosdoshme, për rritjen e produktivitetit të ekonomisë, vlerësojnë analistët.

Madje prej vitit 2000, institucionet e vendit i shmangin reformat, ndërsa rriten nevojat dhe borxhet. Përveç asaj, Kroacia nuk  ka shënuar rritje të ekonomisë prej vitit 2008. Qeveria shpreson se këtë vit ekonomia do të jetë në stagnim, derisa analistët parashikojnë rënie rpej 0,7 për qind.

Kroacia është në procedurë për zvogëlimin e deficitit tejmase, të imponuar nga Komisioni Evropian, sipas të cilës deri në fund të vitit 2016 duhet ta pakësojë deficitin nën tre për qind të BPV-së.

Për vitin e ardhshëm analistët parashikojnë rritje të BPV-së për 0,7 për qind me ç'rast dy prej gjithsej shtatë presin recesion për të shtatin vit me radhë, ndërsa dy të tjerët stagnim.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail