Eshdaun: Referendumi skocez nuk mund të jetë precedent për BeH-në

Sarajevë, 16 shtator 2014 (MIA) - Ish-Përfaqësuesi i lartë i bashkësisë ndërkombëtare në BeH, Pedi Eshdaun konsideron se është i pamundur krahasimi për pavarësi të Skocisë nga Britania e Madhe dhe planet për ndarje të mundshme të cilat po i përmend presidenti i Republikës Serbe, Millorad Dodik, për shkak se bëhet fjalë për situata tejet të ndryshme.

Ai theksoi se është tejet e qartë se tentimi për ndarje të RS-së nga BeH-ja do të hasë në "përgjigje të ashpër".

"Nëse presidenti i RS-së, ose kushdo qoftë tjetër në BeH, vendos për një aventurë të tillë do të ballafaqohet me përgjigje të ashpër. Sovraniteti dhe integriteti territorial i BeH-së për ne janë të shenjta", ka theksuar Eshdaun për gazetën sarajevase "Dnevni avaz".

Duke shpjeguar se bëhet fjalë për situata të ndryshme, Eshdaun ka deklaruar se në rastin e referendumit të Skocis është mbështetur në Kushtetutë dhe marrëveshjen midis popullit britanik dhe Parlamentit, ndërsa referendumi eventual për pavarësi të RS-së nuk do të kishte kurrfarë mbështetje ligjore, por do të thotë shkelje e hapur e të drejtës ndërkombëtare, por edhe "fund për paqen në BeH".

Ai konkludoi se rënia e BeH-së është e mundur vetëm në bazë të marrëveshjes së brendshme për këtë çështje dhe me pajtueshmëri nga bashkësia ndërkombëtare.ff/shk/14:09


###

Kroacisë me siguri do t'i duhet ndihmë nga FMN-ja dhe BE-ja për të dalur nga kriza

Zagreb, 16 shtator 2014 (MIA) - Kroacia me siguri vitin e gjashtë me radhë  do të shënojë rënie të ekonomisë, ndërsa mund të detyrohet të kërkojë ndihmë ndërkombëtare, që t'i kryejë reformat e domosdoshme, për rritjen e produktivitetit të ekonomisë, vlerësojnë analistët.

Madje prej vitit 2000, institucionet e vendit i shmangin reformat, ndërsa rriten nevojat dhe borxhet. Përveç asaj, Kroacia nuk  ka shënuar rritje të ekonomisë prej vitit 2008. Qeveria shpreson se këtë vit ekonomia do të jetë në stagnim, derisa analistët parashikojnë rënie rpej 0,7 për qind.

Kroacia është në procedurë për zvogëlimin e deficitit tejmase, të imponuar nga Komisioni Evropian, sipas të cilës deri në fund të vitit 2016 duhet ta pakësojë deficitin nën tre për qind të BPV-së.

Për vitin e ardhshëm analistët parashikojnë rritje të BPV-së për 0,7 për qind me ç'rast dy prej gjithsej shtatë presin recesion për të shtatin vit me radhë, ndërsa dy të tjerët stagnim. sa/hr/12:17



###

Një person humbi jetën, mbi një mijë persona të rrezikuar nga përmbytjet në Serbi

Beograd, 16 shtator 2014 (MIA) - Një person humbi jetën në përmbytjet të cilat për shak të shirave të mëdha mbrëmë e përfshinë komunën Kladovë në lindje të Serbisë, kumtuan autoritetet.

Një grua e moshuar e humbi jetën në lagjen Tekia në Kladovë ku është më e rëndë situata dhe ku në rrjedhë është evakuimi me ndihmën e lundrueseve dhe helikopterëve.

Kladova prej në mëngjes është ndarë sepse shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje të tokës në malin Miroç dhe rrëzoi dy ura të cilat nga Negotina çojnë drejt Kladovës, ndërsa është dëmtuar edhe magjistralja Gjerdapska në Tekia.

Shefi i komunës Kladovë, Radovan Arezhina thotë se janë rrezikuar mbi 1.000 familje në lagjen Tekia dhe rrethinë.

Dy persona humbën jetën në përmbytjet në Slloveni gjatë uikendit, ndërsa qindra njerëz ishin detyruar  t'i braktisin shtëpitë e tyre në Kroaci.  Në përmbytjet e mëdha të cilat në maj e përfshinë Ballkanin jetën e humbën mbi 50 persona. sa/hr/11:19



###

Kriza ka mbyllur mijëra mini markete në Greqi

Athinë, 16 shtator 2014 (MIA) - Nga viti 2010 deri në vitin 2013 në Greqi janë mbyllur më shumë se 3.500 dyqane të shitjes me pakicë për ushqim, tregon hulumtimi që e zbatoi instituti ndërkombëtar IRI, lajmëroi korrenspondenti i MIA-s nga Athina.

Kriza më së shumti i goditi dyqanet tradicionale siç janë mishtoret e pavarura dhe  mini marketet, të cilat nuk munden të ofrojnë lirime të njëjta sikur zinxhirët e mëdhenj të supermarketeve.

Dhe përderisa disa zinxhirë, gjithashtu shkuan nën falimentim, të fuqishmit ende e marrin pjesën e tregut të cilën e lanë dyqanet tradicionale. Të dhënat e hulumtimit  të IRI tregojnë se derisa në vitin 2010 në Greqi ka pasur  16.207 dyqane të vogla për ushqim, ky numër është zvogëluar ë 12.547 në vitin 2013, që do të thotë se 3.660 ose një e pesta janë mbyllur.

Kriza ekonomike e përshpejtoi koncentrimin e marketeve nga zinxhirët e mëdhenj. Trendi i blerjes mish të freskët, perime dhe peshk nga supermarketet, ndërsa jo nga dyqanet lokale, kryesisht që të kursehet koha, shumë u shtrenjtua gjatë krizës. Këtë herë motivi kryesor janë zbritja e çmimeve të cilën supermarketet ishin në mundësi ta ofrojnë.

Trendi i koncentrimit nën një kulm i ktheu hipermarketet në modë, përkatësisht dyqanet  të cilat mbulojnë sipërfaqe  prej mbi 2.500 metra katror, kumtoi IRI. Në vitin 2013 numri i tyre është rritur në 58 prej 56 për qind në vitin 2012. sa/hr/9:01



###

Erdogani i hodhi poshtë pohimet se Ankaraja blen naftë nga SHI

Ankara, 16 shtator (MIA) - Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan i hodhi poshtë pohimet se Turqia blen naftë nga xhihadistët nga grupi "Shteti Islamik", lajmëroi BTA.

Erdogan gjatë kthimit nga vizita në Katar deklaroi para gazetarëve se pohimet për blerjen e naftës nga Shteti Islamik janë shumë të ashpëra dhe tërësisht gënjeshtra.

Sipas Erdoganit pohimet e tilla janë tërësisht gëneshtra gazetareske. Në pyetjen e gazetarëve për përkeqësimin e marrëdhënieve të Turqisë me SHBA-në, Erdogan deklaroi se bashkëpunimi strategjik me SHBA-në vazhdon, por me përjashtim të ndihmës humanitare, nga Ankaraja nuk duhet të pritet asgjë tjetër.

Erdogan, gjithashtu, theksoi se vazhdojnë përpjekjet e Turqisë për lirimin e 49 diplomatëve turq, të rrëmbyer nga xhihadistët e SHI-së. hr/8:31



###

Përmbytje të reja në pjesën lindore të Serbisë

Beograd, 15 shtator 2014 (MIA) - Ujërat e ardhura në lumenjtë pas reshjeve të rrëmbyeshme të shiut në pjesën lindore të Serbisë i përmbytën rrugët dhe urat dhe shkaktoi ndërprerje të energjisë elektrike dhe rrjetit telekomunikues, me ç'rast disa vendbanime mbetën tërësisht të izoluara.

Pesëmbëdhjetë fshatra në rrethinën e qytetit Kladovo, në afërsi të kufirit rumun, janë bllokuar nga bota, ndërsa rreth 20 banorë të një fshati janë bllokuar dhe është pamundësuar qasja deri te ata.

Dy persona e kanë humbur jetën në përmbytjet në Slloveni gjatë fundjavës, ndërsa qindra persona janë detyruar t'i braktisin shtëpitë e tyre në Kroaci.

Në përmbytjet e mëdha të cilat në maj e përfshinë Ballkanin jetën e kanë humbur mbi 50 persona. ff/bsh/19:52



###

Guvernatori i Bankës qendrore të Shqipërisë, Fullani në arrest shtëpiak

Tiranë, 15 shtatër 2014 (MIA) - Gjykata e Apelit vendosi masën e sigurisë "arrest shtëpie" për ish-guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani.

Ndërkohë, gjykata rikonfirmoi qëndrimin në burg për inspektoren e përgjithshme, Elivar Golemin, si dhe arrestin në shtëpi për një tjetër ish-nëpunës të akuzuar.

Në seancën gjyqësore, Fullani është shprehur se në detyrën e tij është udhëhequr nga ligji, pasioni dhe devotshmëria.

"Punova për ngritjen e një institucioni bazuar në ligj, model për bankat qendrore dhe evropiane. Vjedhja në Bankën e Shqipërisë ishte një veprim i ulët dhe i shkëputur. Sapo u konstatua vjedhja në thesar, në bashkëpunuam të ngushtë me prokurorinë", u shpreh Fullani.

Ndërkohë avokati mbrojtës i Fullanit, Maks Haxhia, u shpreh ne sallen e gjyqit se klienti i tij nuk e ka shkelur ligjin.

"Ligji parashikon funksionimin e bankës edhe pa zëvendësguvernatorin e dytë", tha Haxhia.

Ai shtoi tha se është i pakënaqur për masën e sigurisë dhe se ish-guvernatori duhet të lihej i lirë.

Ish-guvernatori Fullani është shkarkuar të enjten e kaluar nga ana e Komisionit të Ekonomisë, ndërsa në seancën e radhës parlamentare të 18 shtatorit, shkarkimi i tij pritet të jetë në rendin e ditës dhe të aprovohet edhe në Kuvend.

Arrestimi i Fullanit është parë si diçka pozitive nga mbarë opinioni publik, i cili pas publikimit të skandalit të vjedhjes së Thesarit, kërkoi dorëheqjen e tij. Po ashtu, kjo shihet si pozitive, edhe për faktin se në tetë vitet e qeverisjes së djathtë, pavarësisht sloganeve për duar të pastra dhe luftë kundër korrupsionit, arrestimet për shpërdorim detyre apo korrupsion nuk shkuan asnjëherë më lart se niveli i zëvendësministrit.

Aktualisht, Fullani po hetohet edhe për shkelje të tjera në detyrë, pasi vetëm pak ditë më parë, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka dorëzuar një tjetër dosje për abuzime me fondet publike. bsh/19:14

###

Ferhojgen: Secili shtet ka të drejtë të pakontestueshme të anëtarësimit në BE

Beograd, 15 shtator 2014 (MIA) - Për shkak të problemeve në suaza të Bashkimit Evropian dhe sfidave në periferi të saj, është e pamundur të parashihet kur do të vazhdojë procesi i zgjerimit të saj, por ai nuk guxon të ndalojë nën kurrfarë arsyetimesh, u vlerësua në konferencën "BE dhe Ballkani perëndimor" që u mbajt sot në Beograd.

Ish-eurokomisari për zgjerim, Ginter Ferhojgen në fjalimin në tubim theksoi se nëse mendon seriozisht për rolin e tij të ardhshëm në korniza globale, BE-ja nuk do të ketë alternativë të politikës së zgjerimit.

"Ideja pë unitet evopian i takon secilit komb në Evropë dhe për këtë arsye pyetja se cili vend mund të jetë pjesë e procesit të zgjerimit, duhet të bazohet në faktin se të gjitha shtetet evropiane kanë të drejtë të pakontestueshme të jenë anëtare të BE-së nëse i ndajnë vlerat e saj dhe i përmbushin kushtet", theksoi Ferhojgen.

Sipas tij, sfidat e fundit në Evropë e përforcuan bindjen se procesi i eurointegrimeve është instrumenti i vetëm i cili mund të garantojë stabilitet afatgjatë në kontinentin evropian.

"Thelbi i BE-së qëndron në paqen. Është e saktë se ajo ka lidhje me ekonominë, sundimin e së drejtës dhe posperitetin, por e tërë kjo nuk do të ekzistojë nëse nuk ka paqe. Sipas kësaj, BE-ja para së gjithash është projekt paqësor", theksoi Ferhojgen.

Ai konsideron se procesi i zgjerimit nuk duhet të sakrifikohet nën arsyetimin me problemet lidhur me krizën ekonomike në BE dhe edhepse ajo është në agjendën e kryetarit të ri të Komisionit evropian, kjo nuk do të thotë se politika e zgjerimit nuk duhet të ekzistojë.

"Duhet ta ndryshojmë vetëdijen dhe të koncentrohemi në thelb. Zgjerimi nuk është diçka që do të mundnim, por nuk është patjetër ta bëjmë. AJo thjeshtë duhet të vazhdojë nëse ka shtete që dëshirojnë të anëtarësohen në BE", shtoi Ferhojgen. ab/bsh/17:16



###

Studentët para UP-së i ndërprejnë protestat, i japin afat rektoratit të universitet një javë kohë

Prishtinë, 15 shtator 2014 (MIA) - Një grup i studentëve të Universitetit të Prishinë sot paradite e bllokuan hyrjen kryesore të Rektoratit universitar, në shenjë proteste ndaj zgjedhjes së Ramadan Zejnullahut për rektor të ri.

Para grupit të studentëve u paraqit kryetarja e Këshillit Drejtues të UP-së, Shefkie Islami dhe kërkoi nga studentët protestues që t'u japin një javë kohë.

"Pas aktivitetit të sotëm para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, kryetarja e Këshillit Drejtues, Shefkie Islami kërkoi nga ne që t'u japim një javë kohë këtij Këshilli deri në nxjerrjen e një vendimi në lidhje me këtë çështje. Në mirëkuptim të Kryetares së KD-së, dhe për të mos bllokuar funksionalizimin e punës së Rektoratit ne po u japim një javë kohë që të reflektoj rektori me dorëheqje apo Këshilli Drejtues ta shkarkoj rektorin. Në të kundërtën ne do të vijojmë me protesta deri në realizimin e kërkesave tona. Ne si Grup i Pavarur jemi institucionalistë dhe i respektojmë institucionet në fjalë", thuhet në një njoftim të Grupit të Pavarur të Studentëve – UP.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail