Davutogllu e ftoi Samarasin për çaj, Athina zyrtare refuzoi!

Athinë, 17 shtator 2014 (MIA) - Kryeministri turk Ahmed Davutogllu dje e vizitoi pjesën turke të Qipros dhe tha se kryeministri grek, Andonis Samaras, duhet ta shoqërojë  pikërisht atje në negociata paqësore, por Athina e hodhi poshtë komentin e tij.

"Nëse kryeministri është i gatshëm, të shkojmë së bashku në jug, të pimë çaj dhe të bisedojmë për çështje të ndryshme. Pastaj të shkojmë së bashku në veri. Eja  së bashku të vendosim paqe", tha Davutogllu në konferencën për shtyp.

Ministria greke e Punëve të Jashtme kumtoi se i përkrahë bisedat paqësore  të cilat i vëzhgojnë Kombet e Bashkuara, lajmëroi korrenspondenti i MIA-s nga Athina.

"Turqisë i mbetet të kontribuojë për arritjen e zgjidhjes me ndërmarrjen e iniciativave të vlefshme  të cilat kanë të bëjnë me thelbin e problemit: ekzistimi i forcave okupuese; mosrespektimi i vendimeve të Gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut dhe qëndrimi kontraproduktiv i palës turke të Qipros, ende ka në bisedat mes bashkësive", deklaroi zëdhënësi i MPJ-së greke Konstantinos Kutras.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail