Gjykatat greke me aktgjykime kundër anëtarëve të Agimit të artë

Athinë, 17 shtator 2014 (MIA) - Këshilli i Gjykatës greke të Apelit e vazhdoi për gjashtë muajsh arrestin e Jorgos Rupakis, i cili para një viti e vrau reperin Pavlos Fisas, njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina.

Sipas aktgjykimit, i cili është i akuzuar për vrasjen e muzicientit 34-vjeçar dhe se është anëtar i organizatës kriminele agimi i artë, do të mbahet në arrest edhe gjashtë muaj në pritje të fillimit të gjykimit.

Më 21 shtator do të bëhen një vit nga arrestimi i Rupakis, në pritje të procesit gjyqësor për vrasje që e ngriti hetimi gjyqësor për aktivitete ilegale të partisë neofashiste Agimi i artë si organizatë kriminale.

Urdhri i dytë për arrestimin e Rupakisit u lëshua në tetor të vitit të kaluar, nën akuza për pjesëmarrje në organizatë kriminele. Në ndërkohë, kandidati për deputet i Agimit të artë në zgjedhjet parlamentare në vitin 2012 është dënuar me kusht një vit burg për arsye se në një film të dokumentuar deklaroi se "dëshiron të bëjë sapun nga emigrantët" dhe "të bëjë lampa me lëkurën e tyre".

Plomaritis para gjykatës në Athinë ka thënë se nuk ka folur për emigrantët, por për "të majtët" dhe se është bërë fjalë për "një bisedë private", "për shaka midis miqve".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail