Policia e Kosovës arreston 15 persona të dyshuar për nxitje për pjesëmarrje në luftërat në Siri dhe Irak

Prishtinë, 17 shtator 2014 (MIA) - Policia e Kosovës ka konfirmuar se sot nga ora shtatë e mëngjesit ka nisur një aksion për arrestimin e të dyshuarve për pjesëmarrje në anën e militantëve terroristë në luftërat që po zhvillohen në Siri e Irak, ose për rekrutim e nxitje të shkuarjes në këto luftëra.

"Polica ka filluar aksionin që nga ora 7:00 e mëngjesit, ndërkohë do të ketë informata shtesë", ka thënë Brahim Sadria, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

Sipas informatave të para, të pakonfirmuara zyrtarisht, janë arrestuar 15 të dyshuar, ndër ta pesë imamë të cilët janë: Mazllom Mazllomi, Enis Rama, Ekrem Avdiu, Enes Goga dhe Shefqet Krasniqi si dhe politikani Fuad Ramiqi, partia e të cilit, LIZBA, vepron në baza fetare.

Ndërkohë raportohet se ndër të arrestuar është edhe Sh.K., nga Kaçaniku, sipas burimeve një bashkëveprimtar i Lavdrim Muhaxherit. 

Në shtëpinë e imam Shefqet Krasniqit, në Prishtinë, sipas mediave kosovare, është gjetur dhe konfiskuar një sasi e madhe parash, kurse në shtëpinë e Fuad Ramiqit, janë gjetur dhe konfiskuar shumë dokumente dhe disa kompjuterë. Ata vazhdojnë të intervistohen nga Policia e Kosovës.

Operacioni është zhvilluar nga Njësia Antiterror e mbështetur nga njësia Speciale e Kosovës.
Javë më parë në Kosovë janë arrestuar 40 të dyshuar se kanë marrë pjesë në luftimet në Siri dhe Irak përkrah organizatave të shpallura terroriste, ISIS dhe Al-Nusra, duke kryer me këtë vepra penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë kombëtare të Republikës së Kosovës.

Kosova është në prag të miratimit të një ligji, i cili dënon deri në 15 vjet burgim pjesëmarrjen në luftëra të huaja, me ngjyrime terroriste. Ekstremizmi islamik me në krye organizatën terroriste "Shteti Islamik i Irakut dhe Levanit" është cilësuar si një rrezik global.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail