KE: Mund t'i dënojmë Bullgarinë dhe Serbinë për shkak të "Rrjedhës Jugore"

Bruksel, 17 shtator 2014 (MIA) - Komisioni Evropian i bëri thirrje Bullgarisë ta ndërpresë ndërtimin e gazsjellësit "Rrjedha Jugore", duke shtuar se nuk disponon me polici të veten as në atë vend, as në Serbi, e cila do t'i ndiqte punët, por se megjithatë mund të ndërmarrë masa ndëshkuese kundër Sofjes dhe Beogradit, deklaroi në konferencë për shtyp zëdhënësja e eurokomisarit për energjetikë, Ginter Etingerm, Marlene Holcner, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarlve lidhur me planet që i publikuan autoritetet serbe rreth ndërtimit të gazsjellësit.

"Bullgaria është pjesë e BE-së dhe për këtë shkak filluam procedurë ndërshkuese për shkak të "Rrjedhës Jugore", sipas së cilës Sofja është e ftuar t'i respektojë rregullat e saj, të lidhura me furnizime publike. Kërkuam të konfirmohet nëse rregullat janë respektuar. Në pajtim me procedurën e filluar i bëmë thirrje Bullgarisë që ta ndërpres ndërtimin. procedura vazhdon", tha Holcner.

Ajo shtoi se për shtetet jashtë BE-së nuk ka mjete të tilla, por pasi do të fillojë me punë, kjo çështje mund të vendoset  para bashkësisë energjetike, e cila dispnon me instrumente të veta.

Sipas saj, duke marrë parasysh atë se Serbia nuk është në BE, nuk nevojitet ajo të harmonizohet me rregullat e Unionit për tregun e brendshëm.

"Nuk mund ta vendosim çështjen para Gjykatës Evropiane, por nëse do të shkelen rregullat në energjetikë, do të bëhet e qartë në fazën e mëvonshme, kur gazsjellësi do të lëshohet në përdorim", tha zëdhënësja Holcner.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail