Kosova i vendos sanksione Rusisë

Prishtinë, 17 shtator 2014 (MIA) - Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të vendosë sanksione ndaj Federatës Ruse, si reagim ndaj agresionit rus mbi Ukrainën.

Propozimin për këtë vendim e ka dhënë ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj dhe ministri i Financave, Besim Beqaj. Këto sanksione janë vendosur mbi një listë të produkteve dhe veprimtarive tjera ekonomike ruse, njoftojnë mediat kosovare.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se Qeveria e Kosovës mbështet sanksionet e BE-së dhe të SHBA-së ndaj Federatës Ruse.

"Qeveria e Republikës së Kosovës mbështet sanksionet e institucioneve të Bashkimit Evropian dhe të SHBA-ve ndaj autoriteteve të Federatës Ruse. Sanksionet e Qeverisë së Republikës së Kosovës janë të përcaktuara në shtojcën numër një, bashkangjitura ndaj këtij vendimi", ka thënë Thaçi.

Kurse ministri, Enver Hoxhaj ka thënë se ky vendim është në proces të obligimeve shtetërore të Kosovës ndaj Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

"Për shkak të situatës e cila është në Ukrainë qe disa muaj dhe për shkak të fakti që Republika e Kosovës është në proces të përmbushjes se të gjitha obligimeve që parashihen në Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit, kemi koordinim të ngushtë me partnerët tanë, Bashkimin Evropian dhe SHBA-të, që edhe Qeveria e Kosovës të vendos masat e sanksioneve kundër Federatës Ruse", ka deklaruar Hoxhaj.

Ndërsa ministri, Besim Beqaj ka thënë se ministria që ai drejton në bashkëpunim me institucionet tjera përgjegjëse do t'i zbatojnë këto sanksione.

"Ne gjatë kësaj periudhe kemi tentuar që të shohim fluksin e mallrave të cilat mund të kalojnë nëpër territorin e Republikës së Kosovës dhe dua të them që ka indikacion të tranziteve të cilat mund të vijnë nëpër Kosovë. Prandaj vendimi i tillë i cili përcakton me listë edhe llojin e organizatave ekonomike apo çfarëdo institucione është me rëndësi dhe Ministria e Financave përmes ATK-së dhe Doganave të Kosovës do të zbaton vendimin që do të mundëson sanksionimin e të gjitha atyre veprimtarive ekonomike që mund të mos jenë në harmoni me rregullat ndërkombëtare", është shprehur Beqaj.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail