Kuvendi i Shqipërisë e shkarkoi guvernatorin Bankës së Shqipërisë, Fullani

Tiranë, 18 shtator 2014 (MIA) - Kuvendi i Republikës së Shqipërisë votoi me 72 vota pro dhe gjashtë kundër projektvendimin për shkarkimin nga detyra e guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani dhe nga pozicioni i anëtarit të Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë, njofton ATSH-ja.

Me 76 vota "pro", një "kundër" dhe një "abstenim" Kuvendi miratoi edhe shkarkimin e Inspektores së Përgjithshme të Bankës së Shqipërisë, Elivar Golemi.

Baza ligjore e shkarkimit të dy zyrtarëve ishte “Për shkelje të etikës në punë dhe cënim të thellë të interesave të Bankës së Shqipërisë”.

Një javë më parë, komisioni i Ekonomisë miratoi propozimin e Këshillit Mbikëqyrës të BSH-së, që shkarkoi nga detyra Guvernatorin Fullani dhe kryeinspektoren Golemi, pas arrestimit të tyre nën akuzën "“Për shpërdorim detyre", lidhur me skandalin e vjedhjes së 7,13 milion dollarëve nga Banka Qendrore.

Miratimi i këtyre pr/vendimeve nga Kuvendi i hap rrugën vijimit të procedurave për emërimin e drejtuesve të rinj të Këshillit Mbikqyrës të BSH-së, i cili ka mbetur me katër anëtarë, nga shtatë që duhet të ketë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail