Papunësia në Greqi është ulur në 26,6 për qind

Athinë, 18 shtator 2014 (MIA) - Shkalla e papunësisë në Greqi është ulur dukshëm në tremujorin e dytë të këtij viti, me ç'rast në kushte kur vendi po tenton të dalë nga recesioni shumëvjeçar, pa punë janë mbi një e katërta e popullatës së aftë për punë.

Shërbimi statistikor grek sot kumtoi se 1,28 milion persona apo 26,6 për qind e popullatës janë të papunë në periudhën prej prillit deri në qershor të këtij viti, në krahasim me 1,34 milion apo 27,8 për qind në periudhën janar-mars.

Rreth një milion vende të punës u anuluan në Greqi gjatë krizës ekonomike, që filloi gjatë vitit 2009, kur u zbulua se deficiti buxhetor është shumë më i lartë se që pohohej deri atëherë.

Greqia shumë shpejt mbeti pa qasje drejt tregjeve financiare, nga të cilat më pas mori ndihmë, në mënyrë që t'i mbulojë shpenzimet dhe të shpëtojë nga falimentimi. Në këmbim të kredive të fituara nën kushte të volitshme, Athina u detyrua të zbatojë masa të ashpra të kursimit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail