Venizelos i hodhi poshtë pohimet se në Greqi trajnohen xhihadistë

Athinë, 22 shtator 2014 (MIA) - Ministri grek i Punëve të Jashtme Evangelos Venizelos përgënjeshtroi se Athina ka qenë e paralajmëruar nga autoritetet amerikane se në Greqi po kryhet trajnim i ekstremistëve ose se nga vendi po largohen luftëtarë xhihadistë në vendet e huaja, shkruan gazeta "Katimerini".

"Nuk kemi marrë ndonjë paralajmërim të tillë. Ne kemi bashkëpunim të ngushtë me administratën amerikane dhe me të gjithë aleatët e tjerë", theksoi Venizelos, duke iu përgjigjur pyetjes lidhur me pohimet se CIA e ka njoftuar Athinën për shtatë persona me prejardhje greke, të cilët kanë luftuar në vendet e huaja si xhihadistë.

Shefi i diplomacisë greke, pas takimit të djeshëm me sekretarin e përgjithshëm të KB-së Ban Ki-mun, theksoi se "Greqia merr pjesë në mobilizimin ndërkombëtarë kundër Shtetit islamik (SHI)".

Policia greke të premten, gjithashtu, i hodhi poshtë pohimet se në vend po trajnohen xhihadistë.ff/hr/13:51



###

Mbi 130.000 kurdë nga Siria kanë hyrë në Turqi ditëve të fundit

Ankara, 22 shtator 2014 (MIA) - Mbi 130.000 kurdë nga Siria kanë hyrë në Turqi ditëve të fundit, duke ikur nga ofensiva e xhihadistëve nga grupi Shteti islamik (SHI) në pjesën verilindore të Sirisë, deklaroi zëvendëskryeministri turk Numan Kurtulmush.

"Numri i sirianëve tejkaloi 130.000 persona", theksoi Kurtulmush, duke shtuar se ky numër mund të rritet në qoftë se vazhdon ofensiva e ekstremistëve sunitë.

Zëvendëskryeministri turk theksoi se autoritetet po i ndërmarrin "të gjitha masat e nevojshme në rast se vazhdon moria e refugjatëve". ff/bsh/12:59

###

Pentagoni: Turqia duhet të jetë partnere në koalicionin kundër SHI-së

Uashington, 22 shtator 2014 (MIA) - Turqia duhet të jetë partnere në koalicionin kundër grupit Shteti islamik, deklaroi zëdhënësi i Pentagonit, Xhon Kirbi, duke e potencuar rëndësinë gjeografike të vendit.

"Nëse do të kontribuojnë me pjesëmarrjen ushtarake varet nga ata. Ne nuk kemi kërkesë konkrete ndaj Ankarasë. Ne e kërkuam qëndrimin e tyre për këtë situatë dhe kërkuam që të vendosin se çka është e mundur për ta. Ata propozuan ide për disa gjëra, të cilat do të mundnin t'i bëjnë dhe të cilat mund të jenë të dobishme", theksoi Kirbi për gazetën "Hyriet dejli njuz".

"Ata le të vendosin për këtë. Por ne e dimë se Turqia nga pikëpamja gjeografike duhet të jetë partnere në këto përpjekje", shtoi zëdhënësi i Pentagonit.

Ai theksoi se fushata nuk do të jetë vetëm ushtarake. "Kjo nuk është vetëm fushatë ushtarake. Kjo është ekspeditë e plotë. Rajonal, politik, ekonomik dhe ushtarak. Ka komponentë ushtarake në të. Por kjo nuk ëstë komponenta e vetme. Edhe Turqia mund të kontribuojë në mënyrë të tjera përveç se në komponentën ushtarake", theksoi zëdhënësi i Pentagonit.

Kirbi theksoi se SHBA-ja është e vetëdijshme se Turqia ka interes të madh për këtë çështje nga pikëpamja për sigurinë e saj kombëtare.

Çdo ditë ata duhet të ballafaqohen me mbi një milion refugjatë. Kanë luftëtarë të huaj, për shkak të së cilëve janë të shqetësuar, në kufiin dhe brenda në Turqi. Në mënyrë të arsyeshme presim se Turqia do të kontribuojë në këtë ose në atë mënyrë", tha Kirbi. ff/bsh/11:58



###

Turqia mbylli disa vendkalime kufitare me Sirinë

Ankara, 22 shtator 2014 (MIA) - Turqia ka nisur të mbyllë disa nga vendkalimet e saj kufitare me Sirinë, pasi dhjetëra-mijëra refugjatë kurdë kanë hyrë në këtë vend gjatë dy ditëve të fundit.

Të dielën, forcat turke të sigurisë janë përleshur me kurdët që protestonin në solidaritet me refugjatët.

Disa protestues thuhet se kanë bërë përpjekje për të shkuar në Siri, për të luftuar me Shtetin Islamik (IS).

Shumica e refugjatëve janë nga Kobane, qytet sirian që kërcënohet nga avancimi i militantëve.

Të premten, Turqia ka hapur 30 kilometra të kufirit për sirianët që janë zhvendosur nga Kobane.

Por, sot, vetëm dy nga nëntë pikat kufitare në zonë janë të hapura, ka bërë të ditur agjencia për refugjatë e Kombeve të Bashkuara – UNHCR. bsh/9:31

###

Mediat e huaja për vizitën e Papës në Tiranë

Tiranë, 22 shtator 2014 (MIA) - Vizita historike e Papa Françeskut në Tiranë është pasqyruar dhe trasmetuar drejpërdrejtë nga mediat më prestigjioze anë e mbanë globit, njofton ATSH-a.

Mesazhet më të rëndësishme që kanë zënë vendin kryesor në pasqyrimin e mediave të huaja ishin: Toleranca fetare në Shqipëri, të krishterë dhe myslimanë mirëpritën Atin e Shenjtë.

Mediat italiane, treguan një vëmendje të veçantë për këtë vizitë historike të Papa Françeskut në Tiranë. Ato ishin të sinkronizuara hap pas hapi me ceremoninë në Tiranë.

Televizioni "Rai 1" e përcolli drejtpërdrejt atmosferën, duke pasqyruar përpjekjet deri në detaje të Shqipërisë për ardhjen e Atit të Shenjtë.

Prestigjiozja "Corriere della Sera" e përshkruan kështu vizitën e Papa Françeskut: "Për nderim të martirëve të komunizmit, për bashkëjetesën fetare", Papa Françesku ndodhet në Shqipëri si vendi i parë në Europë, përveç Italisë, që duhet bekuar.

Portali i gazetës italiane "La Reppubblica" shkruan: “Ekstremistët keqinterpretojnë fenë, dhe askush të mos përdor Zotin si mburojë. Një vend që ka vuajtur shumë, por që ka mundur të gjejë paqe mes diferencimeve fetare. Ati i Shenjtë në këtë udhëtim të tij të parë në Evropë ka përcjellë edhe një mesazh shumë domëthënës për të rinjtë, duke u bërë thirrje të mos idealizojnë paranë, të mos bien pre e dhunës dhe të minimizojnë egoizmin”.

Ndërsa, TGCOM në faqen e parë të tij shkruan: "Harmonia fetare në Shqipëri është një shenjë e mirë për të gjithë botën, bashkëjetesa ndërfetare është një thesar i paçmuar".

Pasqyrime ka pasur edhe nga agjencia e lajmeve ANSA, ku u pasqyruan edhe takimet që kreu i Vatikanit pati me autoritet e larta shqiptare. U nënvizuan gjithashtu edhe mesazhet e Atit të Shenjtë për keqpërdorimin e fesë nga ekstremistët dhe e cilësoi Shqipërinë si model të bashkëjetesës fetare.

Edhe mediat britanike i ka dhënë rëndësi vizitës historike të Papës në tokën shqiptare, vend i zgjedhur si i pari në të gjithë Evropën.

Gazeta "Daily Mail" shkruan se Papa Françesku u prit me tapet të kuq në aeroportin e Tiranës dhe thekson se vendimi i Papës, që të vizitojë Shqipërinë "e vogël" përpara ndonjë vendi të madh europian, është në përputhje të plotë me dëshirën e tij për të shtrirë besimin e Kishës Katolike kudo, madje edhe në periferi.

Kurse "The Telegraph" shkruan se Papa Françesku e cilësoi Shqipërinë një model të harmonisë fetare gjatë vizitës së tij në vendin me shumicë myslimane.

Gazeta amerikane “Washington Post” i kushton vëmendje mesazhit të dhënë nga Papa Françesku në meshë, i cili dënoi ndalimin e fesë në Shqipërinë komuniste, por nga ana tjetër përgëzoi harmoninë fetare që vendi gëzon tani.

Ndërkaq, prestigjiozja CNN, në formën e një reportazhi, e përshkruan itinerarin e ceremonisë të kreut të Vatikanit dhe shton se kjo vizitë shihet si një mbështetje për përpjekjet e Shqipërisë për t’u rritur gradualisht e për t’u afruar me Perëndimin, pasi ajo ka dëshirën e madhe për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian. bsh/7:43



###

Zëdhënësi i Vatikanit zbardh detaje nga vizita e Papa Françeskut në Tiranë

Tiranë, 21 shtator 2014 (MIA) - Zëdhënësi i Vatikanit, At Frederico Lombardi, në deklaratë menjëherë pas përfundimit të meshës së shenjtë që mbajti Papa Françesku, zbardhi disa detaje më shumë për gazetarët shqiptarë dhe të huaj. 

Detaji i parë, siçp njofton ATSH-ja, lidhej me atë çka shkroi Ati i Shenjtë gjatë vizitës së tij në Presidencë.

"Popullit fisnik shqiptar, me respektin dhe admirimin tim për dëshminë e tij dhe vëllazërinë në çuarjen para të vendit”, ka shkruar Papa Françesku. Në fund të mesazhit ai ka hedhur edhe firmën e tij, Françesko.

Lombardi theksoi se Papa gjatë vizitës vuri re tre gjëra.

“E para kishte të bente me moshën mesatare të popullsisë shqiptare, ndaj sipas tij, Papa iu drejtua të rinjve. Një tjetër detaj i rëndësishëm ishte edhe simboli I shqiponjës. “Papa thoshte shqiponja fluturon larg, por kthehet në folenë e saj. Kete e bëri edhe në fund të Opelisë kur tha që mos e harroni folenë, fluturoni larg, por mos harroni origjinën”, u shpreh Lombardi.

Ndërsa një element i rëndësishëm që i ka bërë përshtypje Papa Françeskut ka qenë njohja me Nënë Terezën.

“Papa e njohu Nënë Terezën në Sinodin e ‘93-it në Sinodin e Ipeshkve. Nënë Tereza ishte e ftuar nga Papa dhe qëndronte pas tij. Admironte forcën, vendosmërinë e ndërhyrjeve të saj, e cila nuk impresionohej nga Asambleja e Ipeshkëve. Ai bëri dhe një batutë të vogël: “Do kisha pasur frikë nëse do kishte qenë superiorja ime”. Kjo ishte me humor dhe kjo tregon që Papa është me humor në këtë vizitë”, u shpreh zëdhënësi i Vatikanit.

Përsa i përket dhurimit që Ati i Shenjtë i bëri Presidentit, ai ishte libri “Meshari” i Gjon Buzukut, ndërsa Presidenti i Republikës i dhuroi Atit një portret të argjendë të Papa Klementit të 11-të nga familja Albani, me prejardhje shqiptare, si dhe një shkrim ku citohej “Shtëpia e shqiptarëve i përket Zotit dhe mikut”.

Ndër të tjera, Lombardi ka dhënë detaje lidhur me numrin e besimtarëve dhe peligrinëve në sheshin “Nënë Tereza”.

Sipas zëdhënësit të Vatikanit, përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe në sheshin “Nënë Tereza” përshëndetën Papa Françeskun 250-300 mijë pelegrinë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail