Jahjaga: Kosova po përballet me kërcënim të madh të terrorizmit

Prishtinë, 25 shtator 2014 (MIA) - Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga deklaroi se Kosova po përballet me kërcënim të madh të terrorizmit, por se vendi është i gatshëm t'i përgjigjet kësaj sfide globale.

"Në këtë përpjekje duhet të ndihmojnë edhe bashkësitë fetare. Të rinjtë tanë nuk duhet t'i bashkohen kauzave të huaja", theksoi Jahjaga.

Ajo në intervistën për gazetën "Express" e komenton situatën politike në Kosovë, duke theksuar se "në qendrat e vendosjes ka shqetësim për moskrijimin e institucioneve të reja kosovare".

Jahjaga shtoi se do të vazhdojë me takimet me liderët politik dhe se vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohen dhe se askush nuk guxon t'i kërcënojë drejtuesit e institucioneve të pavarura.

"Çdo bllokim politik është pengesë për proceset në të cilat kalon Kosova. Kemi hyrë në një periudhë të rëndësishme për Kosovën dhe çdo vonesë në formimin e institucioneve implikon paaftësinë tonë për të gjetur zgjidhje vetë", theksoi Jahjaga.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail