Paralajmërim për vendosje të bombës në TiranëTiranë, 13 tetor 2014 (MIA) - Një valixhe e dyshimtë e gjetur mëngjesin e sotëm në tualetin e aeroportit "Nënë Tereza" në Tiranë ka bërë që personeli të sinjalizojë strukturat policore, për kryerjen e kontrolleve të nevojshme.
Forca të shumta policore dhe ekspertë antieksploziv arritën menjëherë në aeroport, duke bërë të mundur evakuimin e personalit dhe udhëtarëve që ndodheshin në terminalin kryesor.
Pas kontrollit të kryer nga ekspertët dhe këqyrjen e kamerave të sigurisë, alarmi për bombë rezultloi fals, pasi u zbulua se valixhja i përkiste një shtetasi kinez dhe brenda saj kishte materiale elektrike. Mendohet se shtetasi kinez ka harruar ta marrë valixhen dhe është larguar nga aeroporti.
|