Jakup Krasniqi i kundërpërgjigjet Daçiqit lidhur me incidentin e djeshëm të futbollit

Prishtinë, 15 tetor 2014 (MIA) - Jakup Krasniqi, i është kundërpërgjigjur reagimit të shefit të diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, që ky i fundit ka bërë lidhur me ndërprerjen e ndeshjes së mbrëmshme mes Serbisë dhe Shqipërisë.

Sipas Daçiqit akti i valëvitjes së flamurit të Shqipërisë së Madhe me dy ikonat kombëtare, Ismail Qemailin e Isa Boletinin e ka provokuar palën serbe dhe se tani pret se si do të reagojë Bashkimi Evropian dhe UEFA.

Siç shkruan "Koha Ditore" ish-kryeparlamentari përmes Fejsbukut, deklaratës së  Daçiqit se Serbia nuk mban asnjë përgjegjësi për ndërprerjen e kësaj ndeshje, i përgjigjet:

"Po Serbia nuk mban përgjegjësi për shkatërrimin e Jugosllavisë! Nuk mban përgjegjësi për politikat shfarosëse të gjenocidit të ndjekura nga Serbia e Federata Jugosllave në Kosovë, nuk mban përgjegjësi për luftërat shkatërrimtare të zhvilluara në Kroaci, Bosnje e Hercegovinë dhe në Kosovë.

Serbia nuk është fajtore për shovinizmin e egër që kultivohet nga udhëheqësit serb edhe sot e kësaj dite. Serbia nuk ka faj pse nuk ka kurajo ta pranojë botërisht fajin për gjenocidin e ushtruar në hapësirat e ish Jugosllavisë.

Serbia, nuk ka faj për barbarinë e ushtruar mbi lojtarët shqiptaër dhe jo vetëm nga huliganët e shfrenuar, por edhe nga ata që duhet t’i mbronin lojtarët e ekipit të Shqipërisë.

Sipas logjikës suaj: Flamuri i shqiptarëve dhe i Shqipërisë nuk bën të valojë mbi Beograd, ndërsa flamuri i Serbisë mund të valojë gjithandej nëpër Kosovë?!

Ju që nuk mund ta pranoni fajin e shkaktuar në një ndeshje futbolli, kur do ta pranoni fajin për gjenocidin e shkaktuar kundër të gjithë jo serbëve në hapësirat e ish Jugosllavisë? Ju nuk mund ta përmbushni asnjë vlerë evropiane.

Ne jemi të bindur se Serbia, e udhëhequr nga nxënësit dhe bashkëpunëtoret e Millosheviqit, nuk mund të merr dhe as duhet të marrë rrugëtimin drejt integrimit në vlerat evropiane", përfundon Krasniqi.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail