Imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë vendoset në arrest shtëpiak

Prishtinë, 15 tetor 2014 (MIA) - Gjykata Themelore e Prishtinës e ka liruar sot Imamin e Xhamisë së Madhe të Prishtinës, Shefqet Krasniqin nga paraburgimi, duke i caktuar masën e arrestit shtëpiak për 30 ditë. Këtë e ka konfirmuar Bajram Tërnava, avokat i Krasniqit.

Gjykata Themelore i kishte caktuar më herët masën e paraburgimit Shefqet Krasniqit nën dyshimet për veprat penale kundër rendit kushtetues dhe të sigurisë të Republikës së Kosovës.

Paraburgimi 30 ditësh i Shefqet Krasniqit qe kthyer dje në rivendosje nga ana e Kolegjit të Gjykatës së Apelit, për herë të dytë brenda një muaji pasi që herën e parë, Gjykata Themelore në Prishtinë refuzoi ankesën e avokatëve mbrojtës.

Imami Shefqet Krasniqi, bashkë me disa imamë të tjerë ishin arrestuar më 17 shtator.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail