BE-ja pret edhe vendet-kandidate për anëtarësim t'i mbështesin sanksionet kundër Rusisë

Bruksel, 17 tetor 2014 (MIA) - Bashkimi Evropian pret edhe nga vendet-kandidate edhe nga kandidatët potencialë për anëtarësim në Union të bashkëngjiten deri te masat që Brukseli i ndërmerr ndaj Federatës ruse, gjegjësisht ndaj sanksioneve.

Siç lajmëron korrespondneti i MIA-s nga Brukseli, këtë para pak kohësh e konfirmoi Maja Kocijanqiç, zëdhënëse e Komisionit Evropian. Sipas zëdhënëses së Përfaqësues së Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Kethrin Eshton, edhe pse data përfundimtare për përshtatje të plotë me BE-në është data inkuadruese, megjithatë, sipas saj, të gjitha tre vendet dhe kandidatët e Ballkanit Perëndimor duhet t'i mbështesin masat e Brukselit.

"Megjithatë, vendimet e tilla varen nga autoritetet në këto vende. Por, kur bëhet fjalë për përkushtim, ajo është këtu, vendet vëzhgohen përmes raporteve vjetore, të cilët këtë muaj janë publikuar. Presim që të gjitha vendet që kanë nënshkruar Marrëveshje për asociacion dhe stabilizim me Unionin, që i'u jep perspektivë të qartë evropiane, dalëngadalë të konvergojnë ndaj pozitave të BE-së, veçanërisht kur bëhet fjalë për politikën tonë të jashtme dhe të sigurt", theksoi Kocijançiq.

Sipas zëdhënëses së Komisionit Evropian, vendet-kandidate dhe kandidatët potencialë për anëtarësim vazhdimisht janë të vëzhguar nga Brukseli për lëvizjet e tyre, siç ishte edhe rasti me pritjen grandioze të vizitës së djeshme të presidentit rus Vlladimri Putin në Beograd. Në këtë pikëpamje, Kocijançiq përkujtoi në thirrjen e Këshillit për punë të jashtme (FAK) të BE-së nga takimi i jashtëzakonshëm të mbajtur në muajin gusht të këtij viti, ndërsa pas masave ekonomike që u miratuan në lidhje të Rusisë dhe ajo është që partnerët e Brukselit nëpër botë të mos hyjnë në tregun rus në vendin e Unionit.

"Për marrëdhëniet midis Rusisë dhe Serbisë nuk kam koment, por kur para disa ditësh më pyeti për vizitën e Putinin, thashë se Serbia është kandidate për anëtarësim dhe zhvillon negociata inkuadruese, pra në këtë pikëpamje nga ky vend presim edhe drejtim proevropian për ardhmërinë", shtoi zëdhënësja e KE-së.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail