Nuk ka ebola në Kosovë

Prishtinë, 17 tetor 2014 (MIA) - Personi i cili është kthyer nga Haxhi dhe është dyshuar se ka virusin ebola, është konfirmuar se nuk ka shenja të këtij virusi.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadan tha se personi në fjalë është nën observim të plotë, i cili është duke marrë terapi simptomatike, pasi ka pasur vjellje pa temperaturë. Ai theksoi se pacienti nuk ka ndonjë shenjë të virusit ebola.

"Personi i cili është kthyer nga Haxhi me dyshimin se ka pasur ndonjë shenjë klinike eventuale me ebola, është nën observim të plotë, që nga ardhja në aeroport, në Institutin Kombëtar, në Klinikën Infektive dhe mbrëmë ka përfunduar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Dardani, ku është udhëzuar nga Klinika Infektive për të marrë disa terapi simptomatike, për shkak se ka pasur vjellje pa temperaturë. Pacienti është nën observim të plotë, unë sot kam kontaktuar me pacientin dhe nuk ka ndonjë shenje eventuale të dyshimtë të ebola-s. Nuk ka shenja të ebola-s, asnjë shenje në protokollet e ebola-s nuk ka që të merren analiza për laborator" , tha ai.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail