Bushati: Të gatshëm të vizitojmë Beogradin

Tiranë, 18 tetor 2014 (MIA) - Ministri i Jashtëm i Republikës së Shqipërisë, Ditmir Bushati konfirmon vizitën e kryeministrit Edi Rama në Beograd. Ai, gjatë një interviste të dhënë për France 24, Bushati thekson se pala shqiptare është e gatshme që të vizitojë Serbinë, nëse serbët janë të gatshëm për të mirëpritur autoritetet shqiptare.

“Ne duam të hapim një kapitull të ri në marrëdhëniet me Serbinë, por për këtë nevojiten të dyja palët. Ne kemi shprehur qartë gatishmërinë tonë për të vizituar kryeqytetin serb, dhe nuk mendojmë se duhet të presim shtatë dekada të tjera për materializimin e një aktiviteti dhe vizite kaq të rëndësishme. Të gjitha mundësitë janë të hapura, por nevojitet vullneti i të dy palëve. Ne jemi të gatshëm të vizitojmë Serbinë, dhe besojmë e shpresojmë se Serbia është gati të na mirëpresë”, theksoi Bushati

Ministri i Jashtëm shqiptar i ka bërë sërish thirrje autoriteteve serbe që të hetojnë çështjen e dhunës në stadiumin e Beogradit, ndërsa kërkon që të ndalojnë së fajësuari Shqipërinë si komb, si qeveri dhe të marrë përsipër përgjegjësitë e tyre.

“Siç të gjithë e dimë, nga rregullat e shkruara dhe gjerësisht të pranuara, vendi pritës është plotësisht përgjegjës për mbarëvajtjen e një aktiviteti të tillë. Edhe pse ne luajtëm në Serbi në rrethana shumë të pazakonta, ku tifozët tanë nuk u lejuan të hynin në stadium, ku simbolet tona kombëtare nuk lejoheshin, ne luajtëm, pa asnjë ankesë. Po ashtu, kur filloi hedhja masive e objekteve të rënda dhe fishekzjarrëve në fushë dhe retorika tejet e pakëndshme kundër himnit tonë kombëtar, ne nuk u ankuam dhe vazhduam të luanim”, tha Bushati.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail