"Veçernje Novosti": Brukseli i zemëruar për shkak të parakalimit dhe Putinit

Beograd, 19 tetor 2014 (MIA) - Nuk përjashtohet mundësia që pas vizitës së presidentit rus Vlladimir Putin në Serbi, në Beograd sërish të arrijë notë nga Brukseli për pritjet e Bashkimit Evropian, shkruan gazeta beogradase "Veçernje Novosti".

"Brukseli pas vizitës së Putinit në Beograd do ta përforcojë presionin mbi Serbinë, me qëllim që të mos vijë deri te rritja e eksportit serb për Rusinë. për këtë shkak nuk përjashtohet mundësia që ditëve të ardhshme në adresë të autoriteteve serbe sërish të arrijë notë nga Brukseli, me të cilën funksionarët tanë edhe një herë do të përkujtohen në pritjet e BE-së", deklaruan burime diplomatike për gazetën.

Deklaratat zyrtare nga BE-ja pas vizitës së Putinit ishin mjaftë të buta, por kanale joformale diplomatike veçmë kanë dërguar porosi se paralajmërimi i Brukselit mund të marrë ton më të ashpër, në lloj të demarshit, ku me ngulm do të kërkohet që Serbia të mos e shkel embargon, të cilën vendet evropiane e kanë vendosur ndaj Rusisë", shkruan "Veçernje Novosti". 

Gazeta shton se Brukseli nga ana tjetër është i kënaqur me atë që kryeministri serb Aleksandar Vuçiq edhe një herë ka konfirmuar se Serbia mbetet në rrugën evropiane.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail