BE me thirrje deri te Turqia që t'i hapë kufinjtë për dërgesa deri në Kobane

Luksemburg, 20 tetor 2014 (MIA) - Ministrat e punëve të jashtme të Bashkimit Evropian i bënë thirrje Turqisë që t'i hapë kufinjtë me Sirinë për dërgesa deri te qyteti i kurdëve të Sirisë, Kobane i cili është nën rrethim.

"BE-ja i vlerëson përpjekjet e Turqisë që të pranojë refugjatë nga Kobane dhe i bëri thirrje Turqisë që t'i hapë kufinjtë për çfarëdo lloj dërgesash në Kobane", thuhet në deklaratën e ministrave të BE-së.

Në tekst dënohen sulmet, vrasjet dhe mosrespektimi i të drejtave të njeriut të kryera nga Shteti Islamik dhe grupet e tjera terroriste në Irak dhe Siri si dhe nga regjimi i presidentit sirian Bashar al Asad.

Ministrat shtojnë se "si rezultat i politikës dhe aksioneve të tij, regjimi i Asadit nuk mund të jetë partner në luftën kundër SHI-së".

 Në deklaratë theksohet vendosmëri e BE-së që të ndërmarrë aksione urgjente dhe afatgjate me të cilat grupi xhihadist do të privohet nga burime të financimit. Ata paralajmërojnë edhe angazhimin e tyre që të ballafaqohen me problemin me pjesëtarët e SHI-së nga shtete evropiane të cilët kthehen të radikalizuar nga rajoni.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail