Hetim kundër përfaqësuesve të lartë policor serb për djegien e ambasadave të huaja në Beograd në vitin 2008

Beograd, 21 tetor 2014 (MIA) - Prokuroria e lartë në Beograd gjjatë ditëve në vijim do të parashtrojë kërkesë për fillimin e ndjekjes penale të përfaqësuesve përgjegjës të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, pasi nuk i kanë siguruar ambasadat e huaja gjatë tubimit "Kosova është Serbi" në vitin 2008, kur Kosova e shpalli pavarësinë e saj, njoftoi gazeta "Danas".

Mes të dyshuarve gjenden edhe tre gjeneral policorë: Stevan Bjeliq, Borivoe Teshiq dhe Mlladen Kuribak, si dhe ish shefi i administratës policore në Beograd, Sllobodan Vukoliq.

Drejtori i policisë serbe Milorad Veloviç, nuk është mes të dyshuarve, thekson "Danas".

Gazeta shton se në listë figurojnë edhe emrat e pesë udhëheqësve të MPB-së. Të gjithë janë të akuzuar për lëshime në punë dhe krijim të rrezikut publik, që si pasojë e ka pasur djegien e ambasadave të SHBA-së dhe Gjermanisë. Në zjarrin në Ambasadën amerikane e humbi jetën një pertson.

Borivoje Teshiq, ish komandat i xhandërmerisë dhe një prej të dyshuarve, paraprakisht  për "Danas" e mohoi përgjegjisën e tij për dhunën, duke theksuar se në natën e tubimit është përjashtuar nga zinxhiri i komandimit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail