Prefekti i Zagrebit i hodhi poshtë akuzat për shpërdorim të funksionit

Zagreb, 21 tetor 2014 (MIA) - Prefekti i Zagrebit, Milan Bandiq, gjatë marrjes në pyetje para hetuesve nga shërbimi kroat për krimin serioz korruptues USKOK, i hodhi poshtë të gjitha akuzat për pjesëmarrje në marrëveshjet korruptuese, njoftoi Hina.

Bandiq mbrëmë vonë është marrë në pyetje në hapësirat e shërbimit, pas çka u kthye në burgun hetues.

Avokati i Bandiqit deklaroi se klienti i tij i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat.

Prefekti i Zagrebit u arrestua të dielën së bashku me drejtorin ekzekutiv të "Holdingut zagrebas", Slobodan Lubiçiq, pronarin e kompanisë për mbeturina industriale CIOS, Petar Pirpuz dhe 16 persona tjerë nën dyshimin për kryerje të disa veprave penale me keqpërdorim të buxhetit të kryeqytetit kroat.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail