Një karikaturist turk mund të dënohet me 10 vite burgim

Ankara, 22 tetor 2014 (MIA) - Karikaturisti turk Musa Kart mund të dënohet me përafërsisht 10 vite burgim për shkak të karikaturës së presidentit të Turqisë Rexhep Taip Erdogan.

Prokuroria ka kërkuar të dënohet me nëntë vite e 10 muaj burgim për karikaturën e publikuar në gazetën "Xhumhuriet".

Fillimisht u jodh poshtë kërkesa për proces gjyqësor kundër Kartit për shkak të pabazueshmërisë, por pas ankesës nga avokati i kryeministrit të atëhershëm, ndërsa president aktual i Turqisë, karikatura është vlerësuar si fyerje dhe shpifje.

Procesi gjyqësor kundër Kartit fillon nesër.

Në karikaturën janë paraqitur dy vjedhës se si vjedhin flokë. Njëri thotë: "Mos shpejto aq, nuk shikon hologrami", ndërsa në prapaskenë si hologram është vizatuar Erdogani. Karikatura është aluzion i hologramit të Erdoganit kur pati fjalim në seancën partiake në fund të janarit.

"Sërish u bë e qartë se në Turqi ka karikaturë të gjyqësisë, e jo gjyqësi të vërtetë", theksoi Kart.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail