Ballkani përparon drejt BE-së

Beograd, 24 tetor 2014 (MIA) - Konferenca e dhjetë ndërkombëtare jubilare "Ballkani i Ri dhe Bashkimi Evropian: Paqe, zhvillim dhe integrim" në Beograd  kaloi në bisedë kundërshtuese të diplomacisë dhe politikanëve për situatën në rajon. Deklaratat e tyre ishin nga ajo se punët shkojnë në drejtim të mirë deri te vlerësimet se Ballkani perëndimor ka mungesë kronike të bashkëpunimit dhe demokracisë, lajmëroi Tanjug.

Ish koordinuesi special  i rrugës për stabilitet Erhard Busek, ishte më i zëshëm në kritikat deri te qeveritë nacionale për të cilat tha se  nuk bashkëpunojnë në projektet kyçe kufitare.

"Këtij rajoni i nevojiten rezultate, ndërsa jo vetëm pjesëmarrje të mbledhjeve dhe konferencave", theksoi Busek. Ai shtoi se pajtim nuk ka në të gjithë rajonin e EJL-së.

Busek thotë se gjendja në mediat e shteteve në rajon është e tmerrshme dhe se situata është e njejtë sikur në vitet e 90-ta.

"Qeveritë kryejnë shtypje ndaj mediave, ato janë në gjendje të keqe dhe durojnë shtypje plotësuese nga situata e keqe ekonomike", theksoi Busek.

Veçanërisht paralajmëroi se zgjedhjet në BeH kanë treguar se punët nuk përparojnë për shkak të asaj që shteti duhet të mundohet  të mos jetë vrimë e zezë  në hartë. Ai e lavdëroi Serbinë  për fillimin e negociatave me BE-në, ndërsa në rastin e Maqedonisë e akuzoi Brukselin që nuk ka gjetur marrëveshje me Greqinë për anëtarësim të këtij shteti "dhe ajo kushton shumë dhe krijon probleme".

Ish drejtori i përgjithshëm i UNESKO-s, Federiko Major i cili pjesëmarrësve i'u drejtua përmes video linkut dërgoi fjalë të ashpra para se gjithash, për KB-në dhe BE-në.

Major tha se Ballkani  është jashtëzakonisht i vlefshëm për BE-në të cilën e kualifikon  si "katastrofë të vërtetë" dhe bën thirje për ndërim urgjent  të bazave në të cilat për momentin funksionon Unioni.

"Sot kemi BE monetare, ndërsa jo BE politike. Parimet demokratike janë ndëruar me ligjet e tregut", theksoi Major. Sipas tij, duhet të mendohet Evropë e re ndërsa pastaj edhe Ballkan i ri.

Ishte lexuar edhe porosi nga ish sekretari i përgjithshëm i KB-së Butros Gali i cili e tregon domosdoshmërinë  të zgjidhen sfidat e reja para shteteve të rajonit siç janë populizmi dhe nacionalizmi.

Në tubimin ka folur edhe diplomati japonez Akio Kavato, kryetar i Qendrës evropiane për paqe dhe zhvillim i cili është organizator i konferencës dyditore . Ai paralajmëroi se  është shumë e vështirë të thuhet se është  e mundur paqe e përmbajtur e Ballkanit, por dërgoi lëvdata që pesë shtete nga ai rajon  veçmë janë në BE, ndërsa pesë të tjera dëshirojnë të bashkangjiten.

Në tubim marrin pjesë rreth 300 pjesëmarrës dhe shkencëtarë të shquar, politikanë dhe diplomatë pothuajse nga të gjitha pjesët e botës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail