Qeveria greke propozoi një pako të lehtësimeve tatimore

Athinë, 24 tetor 2014 (MIA) - Qeveria greke e koalicionit propozoi një pako të lehtësimeve tatimore si pjesë e përpjekjeve që t'i bindë grekët se po afrohet fundi i kursimit katërvjeçar, shkurtim i shpenzimeve dhe vështirësive ekonomike.

Kryeministri Andonis Samaras, partia konservatore "Demokracia e Re" e të cilit mbetet me popullaritet pas koalicionit opozitar të majtistes radikale SYRIZA, ofron zvogëlim për 30 për qind të tatimit të të ashtuquajtur solid, siç quhet tatimi i çdo të ardhure mbi 12.000 euro në vit.

Tatimi i jashtëzakonshëm, i vendosur gjatë krizës debitore, duhej të përfundojë në vitin 2014, por tani është propozuar deri në fund të vitit 2015.

Përveç kësaj, deri në fund të vitit 2015 në fuqi është edhe 13 për qind TVSH për ushqim.

Gjithashtu vendoset edhe skemë e re për grumbullimin e një miliardë euro për tatime dhe taksa të papaguara për amvisëritë, si dhe për kontribute ndaj fondeve pensionale shtetërore. Sipas Ministrisë së Financave, prioritet për vitin e ri është pastrimi i obligimeve në sektorin privat dhe lehtësimi dalëngadalë i taksapaguesve.

Sipas planit të propozuar, këstet e humbura në vlerë të përgjithshme deri në 15.000 euro do të mund të paguhen në 100 këste. Dënimet dhe interesat e kësteve të vonuara do të shlyhen, ndërsa mbi këtë shumë do të mund të paguhet deri në 72 këste.

Debitorët e mëdhenj, me mbi një milionë euro, këstet e humbura do të mund t'i shfrytëzojnë deri në dy shtyrje të pagesës gjatë një viti. Por pastaj, skema shtesë për ta nuk do të vlejë dhe pa shtyrje duhet t'i paguajnë obligimet.

Zvogëlohet edhe interesi për pagesë të vonuar, prej 8,7 në 4,75 për qind.

Kontributet e papaguara ndaj fondeve shtetërore arritën 9,7 miliardë euro për nëntë muajt e parë të vitit, përderisa shuma e përgjithshme tani më është rreth 90 miliardë euro. Konsiderohet se pjesa më e madhe e shumës së përgjithshme asnjëherë nuk do të paguhet.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail