Luftëtarë sirianë dhe kurdë arrijnë për mbrojtje të Kobanes

Ankara, 29 tetor 2014 (MIA) - Një grup prej rreth 150 luftëtarëve të Armatës së lirë siriane kalojnë sot nga Turqia në Siri për t'iu bashkëngjitur luftëtarëve kurdë në mbrojtjen e Kobanes nga xhihadistët e Shtetit Islamik, ndërsa në Turqi arritën luftëtarë kurdë nga Iraku.

Një përfaqësues zyrtar turk i cili kërkoi anonimitet tha se luftëtarët nga Armata e lirë siriane e kaluan kufirin gjatë natës.

Grupi sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër e konfirmoi këtë informacion, por theksoi se bëhet fjalë për 50 luftëtarë.

Mediat prokurde lajmëruan se luftëtarët e kaluan kufirin me tetë automjete në vendkalimin kufitar Mursitpënar.

"Në Turqi sot arriti një grup i luftëtarëve kurdë nga Iraku, Peshmergi në rrugën drejt Kobanes në Siri. pritet që kurdët irakianë me vete të sjellin edhe një numër të madh të armëve kundërtankiere dhe antiblinuese", theksoi Saleh Moslem, bashkëkryesues me Partinë për bashkim demokratik të kurdëve sirianë.

Moslem shtoi se armët do t'u ndihmojnë luftëtarëve nga Mbrojtja popullore kurde në mbrojtjen e qytetit nga ekstremistët e SHI-së të cilët në sulmet ndaj qyteti Kobane shfrytëzojnë automjete dhe tanke të blinduara.

Misioni i 150 kurdëve irakianë vijon pasi Ankaraja u dakordua për kalim nëpër territorin turk të Peshmergit në Siri.

Kryeministri i Turqisë Ahmed Davutogllu deklaroi për Bi-Bi-Si-në se dërgimi i Peshmergit është "mënyra e vetme për t'i ndihmuar Kobanes sepse shtetet tjera nuk dëshirojnë të dërgojnë forca tokësore".

Ekstremistët e SHI-së ngritën ofensivë ndaj Kobanes dhe qyteteve përreth në mes të muajit shtator në të cilën deri më tani kanë vdekur më shumë se 800 njerëz dhe më shumë se 200.000 kanë ikur në Turqi. Ekstremistët sunitë ndërmorën dhjetëra fshatra kurde rreth Kobanes dhe kontrollojnë disa pjesë të qytetit. Forcat e koalicionit të kryesuara nga SHBA-ja kanë kryer dhjetëra sulme ajrore ndaj pozitave të ekstremistëve në dhe rreth Kobanes si mbështetje për forcat kurde të cilët e mbrojnë qytetin.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail