Konferencë ndërfetare e OSBE-së në Prishtinë

Prishtinë, 30 tetor 2014 - Misioni i OSBE-së në Kosovë organizon sot në Prishtinë konferencën e dytë vjetore të dialogut ndërfetar.

Përfaqësues të komuniteteve fetare islame, ortodokse serbe, katolike, protestante dhe hebraike në Kosovë do të diskutojnë tema si mbrojtja e trashëgimisë fetare, mirëmbajtja e varrezave, të drejtat pronësore, si dhe përmirësimi i kornizës ligjore për lirinë e fesë.

Pjesëmarrësve do t’iu drejtohen me një fjalë rasti Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Zhan- Klod Shlumberger, udhëheqësi i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, Peshkopi i Rashkës dhe Prizrenit, Teodosije, Administratori Katolik i Administratës Apostolike të Kosovës, Ipeshkvi Dodë Gjergji, Udhëheqësi i Kishës Ungjillore Protestante të Kosovës, Driton Krasniqi, dhe Udhëheqësi i Bashkësisë Hebraike të Kosovës, Votim Demiri.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail