Në Serbi, Kroaci dhe BeH fillon emetimi i televizionit rajonal En1

Beograd, 30 tetor 2014 (MIA) - Në Serbi, Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë prej sot fillon transmetimi i televizionit të parë rajonal informativ 24 orësh En1, partner ekskluziv i Si-En-En për rajonin, lajmëroi Tanjug.

Transmetimi i programit fillon sot në orën 14 sipas kohës lokale.

Televizioni do të ketë seli në Beograd, Zagreb dhe Sarajevë, secila me politikë individuale redaktuese, gazetarë dhe studio televizive.

Tre studiot do të publikojnë materiale të tyre, të cilat do të bashkohen në program rajonal, i cili do të përputhet me interesat e publikut në të tre vendet.

"Përveç sinjalit televiziv, ky partner ekskluziv i Si-En-EN do të hapë edhe portal informativ (n1info.com) dhe aplikime për IOS Android dhe Windows", deklaroi drejtori i programit për Serbi, Jugosllav Çosiq.

Televizioni i ri do të mundet të transmetojë edhe programe të Si-En-En, për të cilat do të konsiderojë  se janë interesante për publikun e rajonit.

Në programin En1 do të përfshihen emisionet informative, emisionet debatuese, programet argëtuese, sport dhe filma dokumentarë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail