OSBE: Të lejohet regjistrimi i komuniteteve fetare në Kosovë

Prishtinë, 30 tetor 2014 (MIA) - Liderët dhe pjesëtarët e komuniteteve islame, ortodokse serbe, katolike, protestante evagjeliste dhe hebreje, në Kosovë, kanë përsëritur thirrjen e tyre për kornizë të përmirësuar juridike.

Liderët dhe pjesëtarët e komuniteteve islame, ortodokse serbe, katolike, protestante evagjeliste dhe hebreje, në Kosovë, kanë përsëritur thirrjen e tyre për kornizë të përmirësuar juridike, e cila do të mundësonte që komunitetet religjioze të regjistrohen si entitete juridike, të kërkojnë kthimin e pasurisë dhe t’i rregullojnë financat e tyre, ka njoftuar Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Liderët fetarë janë takuar sot në Prishtinë në Konferencën e dytë vjetore të dialogut ndërfetar, të organizuar nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, për promovimin e tolerancës religjioze dhe ndëretnike, pastaj për të ndihmuar komuntietet fetare në formulimin e qëndrimeve të përbashkëta për çështjet e shqetësimit të përbaashkët.

“Përsëri i lavdëroj liderët religjiozë për vullnetin dhe përpjekjet e tyre për të ndihmuar në mbajtjen e tolerancës fetare dhe ndëretnike në Kosovë dhe për të punuar së baashku në forcimin e kulturës së besimit dhe respektit reciprok”, tha Jean-Claude Schlumberger, shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë, dhe ka shtuar se “kërkesa e tyre drejtuar institucioneve të Kosovës, vitin e kaluar, për plotësim dhe përmirësim të kornizës juridike për lirinë e religjionit, duhet të trajtohet si prioritet”.

Kjo konferencë u bë pas një serie të 20 forumeve të nivelit ndërfetar, dy kampeve rinore ndërfetare dhe takimit të parë ndërfetar me femra.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail