Jahjaga: Zgjedhjet zgjidhja e vetme e mundshme

Prishtinë, 31 tetor 2014 (MIA) - Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, e di se deri kur do t’i presë liderët e partive politike që të gjejnë zgjidhje për krijimin e institucioneve.

Në një intervistë për gazetën Tribuna, ajo nuk ka përmendur data, por ka thënë se koha deri kur do të presë, definohet nga nevoja për miratimin e buxhetit dhe afatet e organizimit të zgjedhjeve.

"Nuk do të përcaktoj afate kohore, sepse ato janë tashmë të përcaktuara në bazë të nevojave buxhetore dhe afateve të caktuara ligjore për të organizuar zgjedhje", ka thënë presidentja Jahjaga.

Jahjaga i ka vlerësuar zgjedhjet e parakohshme si opsion i fundit, por ka shpjeguar se ua ka bërë të qartë edhe liderëve të partive se vendi nuk mund të mbetet pafundësisht peng i krizës dhe në mungesë të vullnetit për zgjidhje, edhe zgjedhjet janë opsion.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail