Deputetja e PS-së, Luiza Xhuvani jep dorëheqjen

Tiranë, 4 nëntor 2014 (MIA) -  Deputetja socialiste Luiza Xhuvani, ka dhënë dorëheqjen nga mandati i saj, lidhur me akuzën si i dyshuar për vrasje që iu ngrit djalit të saj Kostandin Xhuvani.

Sipas mediva shqiptare, në një dalje nga kryeministria, Xhuvani shprehu ngushëllimin për familjet e katër viktimave duke thënë se i kupton të gjithë ata që fajësojnë familjen dhe prindërit e Kostandinit, por deklaroi se djali i saj nuk është më fëmijë, por një burrë 26 vjeç.

"Unë dhe Gjergji jemi pjesë e artit dhe kurrë nuk kemi pasur lidhje me krimin. Ashtu si çdo prindër dëshironim më të mirën për fëmijën tonë, por me sa duket kemi qenë pa fat në këtë drejtim. Ngjarja e sotme është shumë tragjike, por ngjarja nuk ka lidhje me familjen e Kostandinit, dhe as me mandatin që unë nëna e tij ushtroj. Janë katër familje që vajtojnë humbjen e njerëzve më të shtrenjtë, janë katër familje që kërkojnë drejtësi dhe drejtësia duhet t'i trajtojë njëlloj të gjithë. Kush është nënë më kupton shumë mirë. Kostandini është djali im dhe pavarësisht të gjithave do të mbetet djali im. Me bindjen se drejtësia të veprojë për të gjithë, për të hequr çdo lloj alibie dhe në pamundësi për t’iu dedikuar zonës ku jam zgjedhur, i kam paraqitur Kryeministrit dorëheqjen si deputete e rrethit të Sarandës”, tha Xhuvani.

"Mos i ndodhtë asnjë prindi kjo që më ka ndodhur mua", u shpreh më tej ajo, duke shtuar se është nëna e Kostandinit dhe ai do të jetë djali i saj gjithmonë.

Ajo e mbylli fjalën e saj duke thënë, "Drejtësia le të bëjë drejtësi".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail