Vrasësi i katërfishtë në Shqipëri do të përgjigjet për vrasje me paramandim

Prokuroria e Tiranës i komunikon zyrtarisht akuzën Kostandin Xhuvanit, të dyshuarit kryesor për vrasjen e Enea Xhaj, Arbër Demiraj, Edison Jaho dhe shtetasit italian Giampaolo Azolo.

Dhjetë ditë pas masakrës ku në lokalin e natës “Ante Grand” në Tiranë humbën jetën katër persona, prokurorët Erjon Pano dhe Enklit Gjini i kanë komunikuar akuzën sot në paraburgimin e Fushë-Krujës. Xhuvani qëndron në këtë burg pas masës së sigurisë “arrest me burg” dhënë nga gjykata e Tiranës.

“Vrasja me dashje e 2 apo më shumë personave” dhe “armëmbajtja pa leje” është akuza që rëndon mbi Xhuvanin, akuzë kjo e firmosur nga dy prokurorët Erion Pano dhe Enklit Gjini, të cilët udhëhoqën hetimet që prej orës 4:30 të mëngjesit të 4 nëntorit kur ndodhi krimi.

Gjatë komunikimit të akuzës Xhuvani nuk kanë pasur asnjë kundërshtim, por dhe ka heshtur duke mos thënë asnjë fjalë për ngjarjen. Prokurorët kanë kërkuar dhe ta merrnin në pyetje por nuk e kanë realizuar për shkak se Xhuvani ka refuzuar.

Akuza i është komunikuar në prani të avokatit të Xhuvanit, Ardian Leka, i cili e ka mbrojtur dhe para 3 vitesh.

Xhuvani është pyetur nëse ka ndonjë vërejtje lidhur me akuzat që rëndojnë mbi të, por ka thënë se nuk ka asnjë vërejte. Ai ka deklaruar se nuk do të jape asnjë shpjegim më tej për sa ka ndodhur.

Akuza e cila është komunikuar të pandehurit Xhuvani pritet që të hënën e javës që vjen, sëbashku me faktet dhe provat që rëndojnë mbi të riun, të dorëzohet në Gjykatë, pasi tashmë hetimet për të janë të mbyllura.

Ndërkohë pritet që shoku i tij Erald Sida i cili ka qenë në shoqërinë e Xhuvanit mbrëmjen e masakrës të qëndrojë ende me masë sigurie “arrest me burg”, pasi prokurorët kanë ende për të hetuar në lidhje me dëshmitë e dhëna prej tij. Ndaj Sidës rëndon akuza për moskallëzim krimi dhe një akuzë për prostitucion.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail