Erdogan: Turqia nuk do ta ndryshojë pozitën për pjesëmarrje në koalicionin ndërkombëtar kundër SHI-së

Ankara,19 nëntor 2014 (MIA) - Turqia nuk do ta ndryshojë pozitën aktuale për inkuadrim drejt koalicionit ndërkombëtar kundër SHI-së, derisa bashkësia ndërkombëtare nuk drejtohet edhe kundër regjimit të presidentit sirian, Bashar al Asad dhe nuk vendos zona sigurie dhe ndalesë për fluturime mbi territorin e Sirisë, deklaroi presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, transmeton gazeta "Hyriet dejli njuz".

"Bashkësia ndërkombëtare nuk i ndërmori masat, të cilat i rekomandojmë. Ka vetëm disa sinjale dhe mundësi. Pozita e Turqisë do të vazhdojë të jetë e njëjtë, derisa rekomandimet tona nuk plotësohen", deklaroi Erdogan para se të niset për vizitë në Algjeri.

Turqia kërkon që koalicioni ndërkombëtar i kryesuar nga SHBA-ja kundër xhihadistëve të organizatës Shteti Islamik të ketë për qëllim dhe rrëzimin e regjimit të Bashar al Asad dhe ndërmarrjen e masave ushtarake për plotësimin e këtij qëllimi. Krijimin e zonave të sigurisë në Siri dhe ndalesën e fluturimeve mbi territorin e Sirisë, gjithashtu janë pjesë e kushteve, të cilat Turqia i ka vendosur për involvimin aktiv në koalicion. 

Uashingtoni, kërkon hapjen e disa bazave ushtarake turke për fushatën ajrore të koalicionit, por tani për tani përgjigjja e vetme midis Turqisë dhe SHBA-së është për trajnimin e grupeve të matura të opozitës siriane.

Një delegacion ushtarak amerikan javën e kaluar ishte për vizitë dyditore në Ankara për detajet rreth misionit për trajnimin dhe pajisjen e kryengritësve sirianë, por sipas Erdoganit ka paqartësi për çështjen se kur mund të fillojë një gjë e tillë. Kjo do të jetë një prej temave të bisedës, kur gjenerali amerikan në rezervë, Xhon Alen, përgjegjës për koordinimin e misionit kundër xhihadistëve të SHI-së, do të takohet sot me përfaqësuesit ushtarak turk në Ankara.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail