Ekipet e shpëtimit i nxorën trupat e dhjetë prej gjithsej 18 minatorëve në minierën e përmbytur në Ermenek

Ankara , 19 nëntor 2014 (MIA) - Ekipet turke të shpëtimit i gjetën trupat e 10 prej gjithsej 18 minatorëve, të cilët u shpallën të zhdukur pas përmbytjes së minierës në Ermenek, në Turqinë Jugore, në fund të tetorit, dhe vazhdojnë me kërkimin pas trupave të tjerë, transmetuan mediat franceze.

Si rezultat i përmbytjes së papritur në minierën Ermenek, më 28 tetor në galerinë 300 metra nën tokë, mbetën të bllokuar 34 minatorë, por vetëm 16 prej tyre arritën të shpëtojnë para se ai tërësisht të përmbytet.

Të dy trupat e parë u nxorrën më 6 nëntor, derisa tetë të tjerët u gjetën në dy ditët e funit.

Autoritet lidhur me incidentin tragjik arrestuan tetë persona.

Incidenti në minierën në Ermenk sërisht ka hapur polemikën për kushtet për punë në minierat në Turqi edhe krahas ligjit të votuar urgjentisht në këtë fushë pas incidentit në minierën Soma, kur nga zjarri e humbën jetën 301 minatorë.

Turqia gjendet në vendin e tretë në botë sipas vdekshmërisë në vendin e punës, tregojnë të dhënat e Organizatës ndërkombëtare të punës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail