Dita e Pavarësisë, homazhe në Vlorë e Tiranë!

E gjithë Shqipëria, por edhe trevat shqiptare e diaspora, festojnë këtë të premte ditën e Flamurit që shënon dhe 102-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.

Tirana, por edhe qytete të tjera të vendit, janë zbukuruar me simbole kuqezi. Aktivitetet e organizuara nga krerët e shtetit nuk kanë vonuar.

Në Vlorë është mbajtur një ceremoni përkujtimore, ku është ngritur në mënyrë simbolike flamuri kombëtar, në prani të kryeministrit Edi Rama, presidentit Bujar Nishani, kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, etj.

Nën tingujt e himnit kombëtar të luajtur nga banda muzikore, krerët më të lartë të shtetit kanë mbajtur një minutë heshtje. E madhe ka qenë edhe prania e banorëve të Vlorës, të pajisur me simbole kuqezi në duar.

Ndërkohë, në tragetin e linjës Vlorë-Brindizi është vendosur një flamur i madh kuqezi, në nder të kësaj dite të shënuar.

Në të njëjtën kohë, kryetari i PD Lulzim Basha ka bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Tiranë, përpara monumentit Nëna Shqipëri. Në fjalën e tij para mediave, zoti Basha u shpreh se sakrificat e bëra nga të parët tanë për liri dhe pavarësi nuk duhet të mbulohen nga interesat e axhendave partiake.

“Gëzuar ditën që bashkon shpirtrat e shqiptarëve, Ditën e Flamurit dhe Pavarësisë. Pavarësia dhe liria e Shqipërisë i ka rrënjët në sakrificat sublime të mijëra shqiptarëve, që ndër shekuj mbajtën të gjallë flakën e lirisë kombëtare të një prej qytetërimeve më të vjetra të Evropës. Ndaj sot është një ditë në nder të tyre, në ditën dhe orën e Shqipërisë së lirë, të pavarur, demokratike dhe evropiane. Liria në gjithë dimensionet e saj, si pavarësi, pavarësi nga pushtimi nazifashist dhe pavarësi nga diktatura komuniste mori sakrifica të mëdha dhe ne sot përulemi përpara figurës së atyre personave që nuk u tërhoqën. Sot ne të gjithë kemi përgjegjësinë që të mos mbulojmë kujtimin e këtyre sakrificave me interesat e axhendave partiake. Sot kemi përgjegjësinë e madhe që të punojmë për të thelluar lirinë e individit, lirinë e besimit dhe lirinë e zgjedhjes. Duke bërë këtë nderojmë amanetin e mijëra dëshmorëve të kombit dhe i japim kuptimin e vërtetë kësaj feste që festojmë sot”, tha Basha.

I pranishëm në këto homazhe ka qenë edhe ish-kryeministri Sali Berisha, si dhe deputetë të tjerë të partisë më të madhe të opozitës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail