"Blic": Thaçi me ide që të bëhet kryeministër deri në vitin 2016 ose të mbahen zgjedhje të reja

Prishtinë, 4 dhjetor 2014 (MIA) - Kryetari i PDK-së dhe kryeministri i Kosovës në detyrë Hashim Thaçi posa të kthehet nga Nju-Jorku do ta befasojë LDK-në me propozimin e tij të ri për kompromis.

Tashmë nuk është kurrfarë fshehtësie që Thaçi s’e ka ndërmend të mbetet pa asnjë post në Qeverinë e re. Duke parë që Jahjaga edhe me përkrahjen amerikane s’e ka ndërmend ta lëshojë karrigen kreu i PDK-së Thaçi ka vendosur që LDK-së t’ia ofrojë “maksimumin” e kompromisit.

Siç gazeta "Blic" ka mësuar nga një zyrtar i PDK-së Thaçi në prani të Jahjagës do t’i propozojë Mustafës që ky të zgjedhet Kryetar i Kuvendit ndërsa Thaçi të rizgjedhet Kryeministër- post ky që i pari i PDK-së do ta mbante deri në verën e vitit 2016. Në çastin kur Jahjaga të shkojë atëherë mund edhe të bëhet rrokada. Mustafa merr drejtimin e Qeverisë kurse Thaçi bëhet president i Kosovës.

"Ky është kompromisi i vetëm i mundshëm që tash për tash do t’i ofrohet Mustafë", ka thënë burimi i afërt me Thaçin.

E nëse LDK s’e pranon këtë kompromis, burimi ka thënëse se "Atëherë kartat janë të hapura dhe mund të shkojmë në zgjedhje të reja- sepse s’ka logjikë që partia fituese e zgjedhjeve të mbetet pa post drejtues të vendit"..

Përndryshe Grupet Punuese të PDK-së e LDK-së pak a shumë e kanë punuar planin Qeverisës por fakt është që postet- as ministrore e as ai kryeministrit nuk janë ndarë- pikërisht për shkak të këtij problemi.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail