Turqia shpreson se çmimi i gazit rus do të zvogëlohet deri në fund të vitit

Ankara, 11 dhjetor 2014 (MIA) - Turqia shpreson se çmimi i gazit rus do të zvogëlohet deri në fund të vitit, deklaroi ministri turk i Energjetikës dhe Resurseve Natyrore Taner Jëlldëz.

"Negociatat me përfaqësuesit e "Gazprom"-it në Ankara na mundësojnë të marirm zvogëlim plotësues të çmimit të gazit rus deri në fund të vitit 2014", deklaroi mbrëmë Jëlldëz.

Ai theksoi se Rusia ka shprehur gatishmëri  ta zvogëlojë çmimin  e gazit për Turqinë për gjashtë për qind.

"Kërkesat tona për zvogëlim ishin pak më të mëdha. Patëm takime me delegacionin e "Gazprom"-it, i cili mbrëmë arriti në Ankara. Koncerni rus është i gatshëm për bashkëpunim të mëtutjeshëm", shtoi Jëlldëz.

Rusia kumtoi se është e gatshme të mundësojë zvogëlim të çmimit të gazit për Turqinë deri në gjashtë për qind, por Ankaraja paraprakisht ka shpresuar në zvogëlim deri në 15 për qind.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail