Departamenti i Shtetit me reagim për arrestimin e gazetarëve në Turqi

Uashington, 15 dhjetor 2014 (MIA) - Departamenti i Shtetit u bëri thirrje autoriteteve turke ta mbrojnë lirinë e mediumeve dhe vlerat tjera demokratike pas një sërë arrestimesh të gazetarëve dhe përfaqësuesve të tjerë të mediave në Turqi.

"Departamenti i Shtetit me kujdes i monitoron lajmet për arrestimin e gazetarëve, të cilët haptazi e kritikojnë Qeverinë e Turqisë", deklaroi Xhen Psaki, zëdhënëse e Departamentit të Shtetit.

Policia turke të dielën filloi operacion për arrestimin e ithtarëve të kundërshtarit të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, Imami Fetullah Gulen, i cili jeton në mërgim në SHBA. Janë arrestuar 24 veta në mesin e të cilëve ka gazetarë dhe përfaqësues të tjerë të mediave.

Arrestimet pasojnë disa ditë pas miratimit të ligjit me të cilin mundësohet arrestimi i të dyshuarve në bazë të "dyshimit të arsyeshëm".

"Këto arrestime janë në kundërshtim me vlerat evropiane", thuhet në kumtesën ashpër të intonuar të BE-së.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail